E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, hiqet barrikada e tretë në Jagnjenicë

Situata në veri të Kosovës po shkon duke u qetësuar. Pas marrëveshjes mes serbëve të veriut dhe forcave të KFOR-it, rruga që lidh Zveçanin me Zubin Potokun u hap për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
 

Trupat e KFOR zhvendosën barrikadën e mbetur në këtë zonë dhe ngritën pikën e kontrollit në Jagnjenicë. Ndërkohë, arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufijve është përshëndetur nga ambasada amerikane në Prishtinë.
 

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, ambasada shprehet se me marrëveshja mbron interesat e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Reagime lidhur me marrëveshjen për kufijtë kane ardhur edhe nga presidenti serb Boris Tadiç, i cili kërkon nga BE dhënien e statusit te vendit kandidat gjatë takimit të Këshillit Evropian me 9 dhjetor. Duke folur për mediat vendase Tadiç tha se shteti i tij ka përmbushur detyrimet për të përfituar statusin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›