Ish-presidenti, nën akuza për përdhunim
Ish-presidenti 63-vjeçar izraelit, Moshe Katsav, është zyrtarisht nën akuzë për përdhunimin e një gruaje që dikur punonte për të, si dhe me akuza më të lehta ku përfshihen dy ish-punonjëse të tjera. Padija është depozituar në Gjykatën e Distriktit të Tel Avivit, tre vjet pas shpërthimit të këtij skandali. Katsav, i cili ka deklaruar se është i pafajshëm, nuk ka lëshuar deklarata. Gratë e kanë akuzuar ish-presidentin për përdhunim, abuzime seksuale dhe ngacmime seksuale.