Dënim i përjetshëm për babain përbindësh
73-vjeçari Josef Fritzl u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u gjykua fajtor për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij: vrasjen, incestin, përdhunimin, skllavërimin dhe burgosjen kundër vullnetit të së bijës, të cilën e mbajti për 24 vjet të mbyllur në qilarin e shtëpisë. Të mërkurën, Josef Fritzl kishte pranuar që të gjashta akuzat, përfshi edhe atë të vrasjes. Prokurorja Kristian Burkheiser i kërkoi jurisë ta përqendronte vëmendjen tek akuza për vrasje. Ajo e konsideroi qëndrimin e Josef Fritzl, i cili u vetëquajt faktor edhe për këtë akuzë, një lojë. "Nuk jemi përpara pendimit të sinqertë. Është veç ndryshim strategjie", i tha jurisë.
Eva Plaz, avokatja e Elisabet Fritzl, i tha gjyqtarëve se edhe klientja e saj këmbëngulte që i ati të akuzohej për vrasje. Elisabet Fritzl, e cila nuk ishte shfaqur në publik që nga çasti i zbulimit të këtij krimi, gjendej të martën në sallën e gjyqit. Rodolf Majer, avokati i babait përbindësh, e përmendi praninë e saj ndërsa mbronte Fritzlin të martën. Majer tha se klienti i tij e kishte vënë re praninë e së bijës në kohën kur në sallë shqyrtoheshin provat filmike të qilarit ku ishte mbajtur vajza gjatë gjithë atyre viteve.
Të mërkurën, gjyqi shqyrtoi deklaratat e psikiatërve mbi Fritzlin dhe të bijën, si dhe dëshminë e një eksperti, i cili shqyrtoi kushtet e jetesës në qilar. Sipas tij, qilari ishte shumë i ulët, rreth 1.7 metra, dhe gjatë dy viteve të para kushtet higjienike kanë qenë tepër të rënda. Mungonte tërësisht ajri i freskët dhe nuk hynte dritë dielli. Të martën, para trupit gjykues, dëshmoi vëllai i Elisabet Fritzl, Haraldi, por gjatë dëshmisë së tij nuk u lejua pjesëmarrja e shtypit dhe publikut.
Sipas akuzës, Josef Fritzl e mbylli të bijën në qilar në vitin 1984, kur vajza ishte 18 vjeçe. Pjesëtarëve të tjerë të familjes u tha se ishte larguar për t‘iu bashkuar një kulti. Sipas autoriteteve, e mbajti në qilar për 24 vjet, duke e dhunuar rregullisht. Produkt i këtyre abuzimeve janë shtatë fëmijë. Tre prej tyre, Josef Fritzl i mori lart në shtëpi për të jetuar me të e me të shoqen, duke u thënë pjesëtarëve të tjerë të familjes se Elisabet nuk kishte dashur t‘i mbante me vete. Sipas akuzës, Elisabet dhe fëmijët e tjerë nuk e panë kurrë dritën e diellit, ndërkohë që Josef Fritzl largohej për periudha të gjata duke i lënë edhe pa ushqim. Për t‘i ndëshkuar, i linte pa energji elektrike deri në dhjetë ditë.
Rasti i tmerrshëm u zbulua në fund të prillit të vitit 2008, kur bija 19-vjeçare e Elisabetës, Kerstin, u sëmur rëndë dhe Elisabeta arriti ta bindte të atin ta lejonte të shkonte në spital. Kur u lirua nga skllavërimi i të atit, Elisabet u rrëfeu autoriteteve se qe dhunuar nga Josef Fritzl që në moshën 11- vjeçare. Sipas rrëfimeve të saj, u mësua se pas shtatë vjetësh i ati e kishte droguar, lidhur dhe burgosur në qilar.