Rritet 5 për qind çmimi i naftës
Çmimi i naftës u rrit me 5 për qind dje, duke shkuar përtej 50 dollarëve për fuçi, pasi Rezerva Federale Amerikane shpalli publikisht një plan të ri për të luftuar recesionin dhe në një çast kur dollari po shënon rënie të ndjeshme. Rezerva Federale bëri dje me dije se do të injektonte edhe 1 trilionë dollarë të tjerë në ekonominë amerikane, duke blerë borxhe qeveritare afatgjata për herë të parë që prej viteve gjashtëdhjetë dhe duke shtuar blerjen e bonove të kredive.