Moskë në vitin 1988, Putin takon Reganin i maskuar si turist
Vladimir Putini, "turist" bashkë me Ronald Reganin, në sheshin e Kuq të Moskës. Nuk është ndonjë sajesë fotografike, por ajo që ka ndodhur me të vërtetë në pranverën e vitit 1988, kur Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës takoi në Moskë Kryeministrin komunist, Mikhail Gorbaçov, dhe ndali pak çaste për të biseduar me disa qytetarë të Bashkimit Sovjetik. Mes tyre, gjendej edhe një i ri flokëverdhë, me aparat fotografik të varur në qafë, i cili i drejtoi Presidentit amerikan pyetje mbi të drejtat e njeriut në vendin e tij.
Sipas revistës "Foreign Policy" dhe disa gazetave e revistave të tjera ndërkombëtare, ai djalosh flokëverdhë nuk është tjetër por Vladimir Putin, Kryeministri aktual i Rusisë, i cili, i maskuar si turist që kalonte atypari rastësisht, ishte në mision si agjent i KGB-së. Ka shumë të ngjarë që të kenë qenë shërbimet sekrete sovjetike ato që sajuan atë skenë për të vënë në vështirësi politikanin konservator. Takimi mes të dyve u fiksua në celuloid nga fotografi zyrtar i Presidentit të sotëm amerikan, Pit Soza, i cili në atë epokë punonte si reporter pranë Ronald Reganit.
Fotografia tregon në plan të parë Ronald Reganin teksa i shtrëngon dorën një fëmije rus. Pas tij gjendet agjenti Putin i maskuar si turist. Në atë epokë, ndodhte shpesh që gjatë vizitave të shtetarëve të huaj, sidomos ata jo komunistë, agjentët e KGB-së të hiqeshin si kalimtarë të rastësishëm apo turistë e t‘u drejtonin pyetje. Ishte një mënyrë për t‘u lënë mbresa liderëve të huaj me faktin sa "e hapur" ishte shoqëria sovjetike. Gjatë një interviste në radion "National Public Radio", fotografi Pit Soza tregoi se kishte mbetur i habitur nga pyetjet që i qenë drejtuar Presidentit nga njerëzit që kalonin aty rastësisht dhe kishte pyetur një prej agjentëve që shoqëronin atëherë Donald Reganin: "Është e pabesueshme që turistët e Bashkimit Sovjetik i bënë pyetje aq të vështira Presidentit. Si shpjegohet?". Agjenti ia kishte prerë shkurt: "Nuk janë turistë, janë të gjithë të afërm spiunësh rusë".
Përgënjeshtrimi
Pak orë pas publikimit të fotografisë, me përpikëri mbërriti edhe përgënjeshtrimi i Moskës përmes Andrei Piontkovskit, analist politik dhe biograf i Kryeministrit aktual rus. Shkrimtari deklaroi se "turisti" biond nuk mund të ishte Vladimir Putini: "Në atë kohë, Putin ishte major në Shtabin e Dresdenit", vërejti Piontkovski. "Nuk qe aq i rëndësishëm në radhët e KGB-së sa të dërgohej për një mision të tillë në Moskë".