E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Nuk bej koalicione me titiste dhe enveriste

Prishtine 30 dhjetor NOA - Kryeministri ne detyre i Kosoves Hashim Thaci tha se pas 9 janarit 2011 do te formohet shume shpejt Qeveria e re. Ai tha se nuk sheh probleme ne skenen politike kosovare duke mohuar se eshte lenduar procesi zgjedhor me 12 dhjetor sic ka deklaruar Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi. Thaci perjashtoi opsionet per qeveri teknike duke thene se zgjidhje tv tilla i takojne se kaluares.

Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci duke folur me radio BlueSky thote se nuk do ta kete problem formimin e Qeverise menjehere pas 9 janarit.

Ne asnje rrethane nuk ka qene i lenduar perkundrazi ka qene nje proces i vleresuar larte nderkombetarisht. Mendoj se do te duhej informuar edhe me mire per te gjitha zhvillimet qe kane ndodhur dhe te jepet vleresimi qe duhet te jepet. shte nje vleresim i larte nderkombetar qe del jashte inateve partiake apo nderpartiake apo thjesht frustrimeve personale te cdokujt ka thene Thaci.

Kryeministri Thaci partia e se cilit sipas rezultateve paraprake doli fituese e zgjedhjeve te 12 dhjetorit thote se do te formoje nje qeveri qe do te kete president te nje uniteti politik dhe qytetar si dhe nje kryekuvendar te mire. Por ai nuk pranon te flase per formulen e koalicionit.

Ne pyetjen se a do te jete dhe AAK ne koalicion me PDK-ne Thaci tha Une do te ndertoj nje koalicion te prioriteteve te qendres se djathte dhe jam ne kontakt te vazhdueshem me gjithe spektrin politik qe i takon se ardhmes e jo mentalitet te se kaluares komuniste qofte te njerezve te mentaliteti te Titos apo Enver Hoxhes

Kryeministri thote se Qeveria do te kete nje mandat kater vjecar dhe ne asnje menyre nuk do te kete zgjedhje te parakohshme me nje Qeveri teknike sikunder ka kerkuar LDK-ja.

shte nje mentalitet tipik komunist jugosllav. Ata jane njerez qe nuk jane mesuar me pluralizem politik dhe rend demokratik. Prandaj eshte edhe kerkese antikushtetuese antiligjore ndaj zgjedhjet e ardhshme do te jene ne vitin 2014 theksoi Thaci.

Kryeministri thote se nuk do ta kete problem qeverisjen as ne mandatin e ardhshem perkunder nje opozite te forte. Ai bene kete vleresim per opoziten ardhshme.

Kemi nje opozite te lezetshme por te pareformuar. Prandaj kerkohet qe opozita te reformohet dhe te arrije standardin e jetes se re demokratike si parakusht i vetem qe te jete opozite serioze ka shtuat Thaci.

Thaci thote se do te bashkepunoje me opoziten per ceshtje te interesit shteteror. Ai premton nje qeverisje rrenjesisht te reformuar dhe garanton realizimin e te gjitha premtimeve te bera gjate fushates parazgjedhore.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›