E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidenti sovjetik Gorbacov, sot në Tiranë

TIRANË- Ish presidenti i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbacov vjen sot në Shqipëri, ku do ti dorëzojë kupën fitueses së Kampionatit Botëror të Shahut për Femra,  kinezes Hou Yifan.

Kampionati Botëror i Shahut për Femra, u zhvillua këtë vit në Tiranë. Gorbaçov vjen në Tiranë, ne ftesë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, biznesmenit Rezart Taçi.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Gorbacov do të ketë takime me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli etj.
(el.me/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›