E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeqo: KESH garanton energjinë për qytetarët

TIRANË-Thatësira e tejzgjatur që ka përfshirë rajonin ka krijuar vështirësi për importimin e energjisë elektrike. Në një intervistë për TvNews24, z Engjëll Zeqo thotë se pavarësisht vështirësive janë lidhur kontratat për Dhjetorin. “Dhe për muajin Dhjetor kemi lidhur kontratat për të patur një import sëbashku me CEZ në këtë shkallë rreth 17, 17.5 milionë kw/orë, ku pjesa më e madhe të sigurisë, rreth 13.5 milionë sigurohet nga KESH-i. Dhe në sigurimin e importit ka vështirësi pasi të gjitha vendet e rajonit ndodhen në një vështirësi të pazakontë dhe kjo ka bërë që gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import”.

Për të siguruar energji KESH ka nisur procedurat për marrjen në dorëzim të TEC-it të Vlorës dhe vënien në punë të tij.

“Duke qenë se të gjitha vendet janë me import, kjo sjell një rritje të cmimit të energjisë në treg dhe ky cmim në momentet e pikut ku ne importojmë për pikun e ngarkesës në vend po kap shifrën, të themi të barabartë me koston e prodhimit të TEC-it të Vlorës, duke qënë se ky është një prodhim i brendshëm, do të na ndihmojë shumë si nga ana teknike për të rritur elementët e sigurisë në sistemin tonë elektroenergjitik, por gjithashtu na ndihmon edhe për të ruajtur sa më gjatë atë rezervë që ne kemi sot në hidrocentraline Fierzës”, tha Zeqo.

Një ditë më parë agjencia e prokurimit publik njoftoi për tenderin e shpallur nga TEC-i Vlora i financuar nga KESH për blerjen e një sasie karburanti prej 4 200 ton.

(News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›