Ish pronarët kundër ligjit për hetimin e pronave që rrëzon e 60 mijë vendime
Shoqata e ish-pronarëve kundërshton ndryshimet në ligjin e pronave sipas të cilit vihen nën hetim 60 mijë vendime. Ndërhyrjet në ligjin e pronave janë të papranueshme nga shoqata e ish-pronarëve. Kryetari i Shoqatës së ish-pronarëve,
Agim Toro, pohon se menjëherë sa të formalizohen ndryshimet në ligj shoqata do të ankimojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë të Strasburgut. Ndryshimet në ligj dhe hetimi i 60 mijë vendimeve hedh në erë një proces të realizuar për aq shumë kohë. Ky është vullnet politik i disa personave që duan në hedhin në ere procesin, deklaroi për gazetën SOT Agim Toro.
Vendimet
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave pretendon se rreth 60 mijë vendime të padrejta janë dhënë në vite nga kjo agjenci dhe më herët nga komisioni. Shifra është bërë nga kryetari i këtij institucioni Elvis Çefa, i cili pohoi gjithashtu se abuzimet janë shënuar kryesisht pas 2006-s kur komisioni i pronave u kthye në agjenci. Por me këtë fakt nuk pajtohet Shoqata e ish-pronarëve, të cilët pohojnë se ndërhyrjet në 60 mijë vendime të marri përmasa ndërkombëtare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke shfuqizuar nenet 16 dhe 18 të ligjit "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" të cilët i jepnin kompetencë kreut të AKKP-së që të zhbënte vendimet e mëparshme të komisioneve të ngjashme, ngjallën mjaft shpresë tek pronarët, të cilët kishin kundërshtuar edhe formën siç ishte parashikuar në ligj. Pavarësisht kësaj, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vazhdon të mos botohet në fletoren zyrtare dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. Duke mos u botuar në fletore, shfuqizimi i neneve nuk merr formë zyrtare dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk ka asnjë detyrim ligjor që të veprojë mbi bazën e vendimit të Kushtetueses. Në këtë situatë, kreu i AKKP-së mund të marrë ende vendime duke u bazuar mbi formën e vjetër të ligjit "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" nisur nga fakti që vendimi i Kushtetuese vazhdon të mos botohet ende ne faqen e internetit të kësaj qendre dhe aq më pak në versionin e shtypur, edhe pse nga shpallja e vendimit më datë 26 maj 2010 kanë kaluar më shumë se një muaj. Botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve, akteve nënligjore, udhëzimeve, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, etj., mbartin një rëndësi të veçantë duke u parashikuar edhe në Kushtetutë.
AKKP
Në vitin 2007, qeveria i dha pushtet të pakufizuar kreut të zyrës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qendër, për të riverifikuar dhe shfuqizuar njëkohësisht vendimet e marra nga komisionet e mëparshme. Në bazë të këtij ligji dhe, më konkretisht, të këtyre dy neneve, kreu i AKKP-së ka të drejtë që të anulojë vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave të mëparshme, qoftë edhe ato të marra gjatë vitit 1993-1994, edhe pse mund të jenë të formës së prerë. Kërkesa për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së dy neneve të ligjit "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" e ka zanafillën nga një konflikt pronësie në Vlorë. Duke mos qenë të kënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit, pronarët i janë drejtuar Gjykatës së Lartë e cila më pas iu drejtua Kushtetueses. "Nenet 16 dhe 18 të Ligjit 9235, datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" i ndryshuar, me kompetencat që i japin Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së cenojnë parimin e sigurisë juridike. Gjithashtu, subjektet e shpronësuara dhe Avokati i Shtetit nuk mund të kundërshtojnë vendimet e ish KKKP pa asnjë afat kohor",- citohet në Vendimin e Gjykatës.
Cefa: Vendimet, nën hetim
Nga viti 1993, numër i cili i kalon 60 mijë vendimet. Për të parë statistika të sakta është pothuajse e pamundur, por nga praktika e AKKP, kur ky institucion u krijua, pra u transformua nga ish- komitet në agjenci, numri i vendimeve të konstatuara me shkelje ligjore apo të konstatuara si vendime në kundërshtim flagrant me ligjin, pra të dhëna në mënyrë abuzive, është totalisht i lartë, tha Elvis Çefa, kryetar i AKKP. Duke komentuar pretendimet e socialistëve për anti-kushtetutshmërinë ligjit ai tha se nisur nga konstatimi nga praktika e punës është që gjykata nuk ka aftësinë profesionale, që mund të ketë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si një organ i specializuar administrative për hetimin e çështjeve të pronësisë. Duke shkuar me tej, edhe gjykatat e tjera eprore, kanë ndryshuar vendime të dhëna nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, totalisht haptazi në kundërshtim me ligjin, kanë disponuar me ndryshime të akteve absolutisht të pavlefshme, tha Çefa. Sipas Cefës janë rreth 60 mije kërkesa që kanë marrë vendime këto vite. Janë rreth 7 mije kërkesa pa vendime, që do të thotë, që prona, e cila pretendohet nga këto 7 mijë subjekte, nuk është e lirë. Sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave agjencia duhet të funksionoje deri në dhjetor te vitit 2011, kohë në të cilën presupozohet, që qeveria të konsideroje të mbyllur administrativisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave, një nga më të komplikuarat dhe më me shumë abuzime pas vitit 90.
Shqyrtimi i vendimit në Kushtetuese
1. AKKP-ja përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, të kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
2. AKKP-ja mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të ish-komisioneve vendore të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish pronarëve, të cilat, për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit të kohës, i bëjnë këto vendime absolutisht të pavlefshme.
Qeveria, procesi i pronave mbyllet në 30 qershor
Këshilli i Ministrave ka vendosur në fund të vitit të shkuar të mbyllë procesin e kthimit të pronave. Kryeministri Berisha u shpreh dje në mbledhjen e qeverisë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për shqyrtimin e 8 mijë kërkesave nga ish-pronarët për kthimin dhe kompensimin e pronave. Berisha u shpreh se Agjencia e Pronave do ta kryejë procesin e shqyrtimit deri më 30 qershor të vitit 2010, që është afati i fundit dhe më pas kjo agjenci do të shkrihet. Ndërkaq, Agjencia e Pronave duhet që deri në fund të muajit qershor të shqyrtojë 8 mijë kërkesa të bëra nga ish-pronarët për kthimin e pronave. Nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ligjvënësi duhet të autorizojë Agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk u shqyrtuan dot në afat. Ne duhet të autorizojmë me ligj Agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje në mënyrë që Agjencia të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj, - është shprehur Berisha.
Regjistrimi i pronave, 320 mijë dosje në proces
Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme po ecën normalisht në të gjithë vendin ku janë në proces regjistrimi 320 mijë prona nga 500 mijë të parashikuara për zonat urbane dhe bregdetare. Kryeregjistruesi Arben Qirjako u bën thirrje qytetarëve që disponojnë një pasuri të paluajtshme, të jenë sa më aktivë në këtë proces duke regjistruar dhe verifikuar pasuritë e tyre në listat e shpallura nga zyrat e regjistrimit të pasurive pranë pikave kadastrale në të gjithë vendin. Qytetarët duhet të jenë sa më bashkëpunues me ZRPP për regjistrimin e pronës duke shkuar pranë zyrave kadastrale për të bërë verifikimet dhe regjistrimet e reja falas.Janë regjistruar 320 mijë pasuri të paluajtshme nga 500 mijë që është planifikuar për zonat urbane dhe bregdetare, pohoi dje Arben Qirjako, Kryeregjistru