ALBtelecom mbështet Teknologjinë dhe edukimin
Kompania “ALBtelecom” mbështet rritjen dhe zbatimin e teknologjive më të fundit të informacionit në arsimin shqiptar publik dhe atë privat përmes projekteve konkrete të teknologjisë bashkëkohore. Prezantimi u bë dje nga drejtuesit e kësaj kompanie, në aktivitetin më temë “Teknologjia dhe Edukimi”.
Sipas Drejtorit të Shitjes, Arjan Ymeri, “ALBtelecom” ka infrastrukturën më të plotë dhe më të gjerë dhe me teknologjinë më bashkëkohore. Ai tha se implementimi i disa projekteve të rëndësishme do të ketë avantazhe të shumta dhe për arsimin shqiptar dhe është në vazhdën e nismave të Qeverisë Shqiptare. “Nëpërmjet rrjetit më të gjerë dhe infrastrukturës më të plotë si dhe duke përdorur teknologjitë e reja, ALBtelecom është i gatshëm të mundësojë dixhitalizimin dhe ndërlidhjen e gjithë sistemit arsimor në Shqipëri”, tha ai.
#