E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqformimet te bebet instalohet pajisja kontrolluese

Ekzaminimi pa kosto aparatura kap ne fazat fillestare problemet e femijes

Astraia metoda e re mjekesore per ekzaminimin e keqformimeve te foshnjave dhe ne Shqiperi. Ekzaminim nuk ka kosto per grate shtatzena aplikohet prane maternitetit Koco Gliozheni nderkohe qe investimi eshte mundesuar me fonde te Ministrise se Shendetesise. Ky sistem pritet te integrohet edhe ne qendrat e tjera me te rendesishme ne vend. Specifika e ketij softi per problemet e obstetrike-gjinekologjise lidhet me vdekshmerine foshnjore dhe amtare pasi ndihmon shume ne parandalimin e disa vdekjeve foshnjore te panevojshme. Behet fjale per rrezikun per keqformime fetale te bebes ne tremujorin e pare te shtatzenise dhe kur eshte ne kohe per tu marre cdolloj vendimi brenda limiteve kur mund te nderpritet shtatzenia sqaroi drejtoresha e ketij materniteti Rubena Moisiu gjate nje demonstrimi te kesaj procedure. Ky ekzaminim mjekesor ben te mundur qe te jesh ne korrent te cdo problemi qe ka pacientja te cdolloj medikamenti dhe sherbimi qe ajo merr ne institucion dhe nese ka dicka te gabuar krijohet mundesi per te nderhyre ne kohe. Sipas Moisiut kjo metode krijon mundesi per parandalimin e lindjeve me keqformime cka do te thote kapje qe ne fillimet e shtatzenise te femijeve me te meta pa qene e nevojshme te shkoje deri ne fund. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i pranishem ne demonstrimin e kesaj metode ne ambientet e maternitetit Koco Gliozheni tha se nepermjet ketij sistemi informacioni krejtesisht i ri integrohen te dhenat shkencore dhe ndjekja mjekesore e nivelit te larte e po keshtu edhe menyra sesi trajtohet nje pacient dhe cndodh me te qofte nga ana mjekesore qofte dhe ajo menaxheriale duke perllogaritur se sa i kushton sistemit cdo pacient i trajtuar ne te. Kjo metode mjekesore ben te mundur njohjen e historise se semundjes se pacientit qe nga momenti i hyrjes ne sistem dhe me vone duke e pasur te skeduar elektronikisht. Azhornimi i ketij softi me te dhena mjekesore ne cdo tre muaj e ben dhe nje biblioteke shkencore te rendesishme per te konsultuar dhe cilesine e diagnozen. Sipas drejtoreshes se maternitetit Rubena Moisiu sistemi Astraia u krijua dhe filloi te perhapet ne bote ne vitin 1999. Tashme ajo aplikohet ne 50 qendra studimi ne 35 shtete. Projekti ka filluar te zbatohet ne maternitetin e ri ne vitin 2009 ndersa pasurohet cdo tre muaj me te dhenat me te reja shkencore. Perfundimisht futemi ne aplikimin e sistemeve te integruara informatike qe ndihmojne ne cilesine e diagnozes mjekesore sepse mundesojne dhe konsultimin nga profesore e specialiste brenda dhe jashte vendit. Me kete metode futemi ne nje nivel sherbimi te ngjashem me ate qe ofrohet ne maternitetet simotra ne Perendim dhe flasim me te njejten gjuhe shkencore dhe menaxheriale me ta theksoi ministri Vasili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›