E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-shikasit Remzi Hoxha u soll ne Lezhe

07/10/2010Deshmite e Gjoke dhe Flora Hasanajt jane paraqitura si prova

Nuk percaktojne dot rrethanat e zhdukjes se biznesmenit

TIRANE- Dy deshmite e ish-punonjesve te SHIK-ut Gjoke dhe Flora Hasanaj jane paraqitura si prova materiali nga Prokuroria dhe gjate seances se djeshme ato i jane dorezuar avokateve mbrojtes te te pandehurve qe akuzohen per zhdukjen e shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ne deshmine e tyre ata kane permendur se ishin ne dijeni qe ne bazen e Vaimit ne Lezhe ndodhej shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha i cili dyshohej si bashkepunetor i UDB. Me tej burre e grua ata kane shtuar se Remzi Hoxha eshte sjelle nga agjentet e deges se Tiranes dhe pasi eshte izoluar ne ambientet e bazes sekrete eshte tentuar qe ai te tregoje mbi aktivitetin e tij ne Shqiperi. Burimet prane grupit te eksperteve qe kane udhetuar ne drejtim te Italise thane se Gjoke dhe Flora Hasanaj kane permendur disa emra duke sqaruar dhe pozicionin e tyre ne kete ceshtje por ata nuk pranuan te jepnin emra konkrete. Vec ketij fakti interesant cifti Hasanaj eshte shprehur se persona te caktuar jane marre me shtetasin Remzi Hoxha por gjate deshmise ata ka treguar se nuk ishte ne gjendje te percaktonte me saktesi se ne cfare rrethanash eshte zhdukur Remzi Hoxha. Nderkohe qe pyetjes se prokurorit Hana se ne cfare vendi mund te jete varrosur trupi i Hoxhes ish-shikasit jane pergjigjur se nuk dinin asnje gje mbi fatin e tij. Burimet pohuan se dy punonjesit e bazes sekrete te SHIK ne Lezhe thjesht kane treguar detaje mbi ditet e para kur Remzi Hoxha eshte sjelle nga kater te pandehurit e kesaj dosje por skane thene informacione lidhur me ditet ne vazhdim kur biznesmeni shqiptaro-maqedonas dhe persona te tjere jane torturuar ne forma te ndryshme nga agjentet e SHIK-ut. Lidhur me kete ngjarje akuza ka vene ne pergjegjesi penale shtetasin Arben Sefgjini Avni Koldashin Budjon Mecen dhe Ilir Kombaron i cili ndodhet ne Angli.

E. Qyno

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›