Ish te denuarit qe i kane shpetuar ekzekutimit kerkojne heqjen e denimit me vdekje

Nje ankete e re e organizates Gallup tregon se mbeshtetja per denimin me vdekje ne Shtetet e Bashkuara vazhdon te jete e larte por eshte ulur ne 61 perqind nga 80 perqind qe ishte ne vitin 1994. Nje nga arsyet eshte se persona te pafajshem mund te ekzekutohen. Ka patur raste qe te dnuar me vdekeje jane liruar pasi provat e reja i kane nxjerre ata te pafajshem. Disa ish te denuar qe i kane shpetuar ekzekutimit tani po i tregojne publikut pervojen e tyre.
Ron Kein ishte denuar me vdekje per kryerjen e nje vrasje ne shtetin jugperendimor te Nju Meksikos. Por vetem disa dite perpara ekzekutimit te tij personi qe kishte kryer krimin i ishte rrefyer nje prifti.
Natyrisht prifti i ka thene une nuk mund te te shfajesoj duhet te dorezohesh dhe ta besh ate qe eshte e drejte. Ai kishte rene dakord. Ne ate kohe une isha planifikuar te ekzekutohesha pas 9 ditesh.
Pasi doli e verteta Kein u lirua dhe iu bashkua perpjekjeve per heqjen e denimit me vdekje.
Shteti i Nju Meksikos tani e ka hequr denimin me vdekje. Por Keine thote se shumica e personave qe ai ka takuar ne qelite e te denuareve me vdekje duhet te qendrojne ne burg.
Keta njerez jane vrases te rrezikshem dhe ata nuk duhet te lirohen. Nuk dua qe ata te dalin nga burgu por une nuk besoj ne vrasjen e njerezve. Besoj qe ata duhet te qendrojne ne burg gjate gjithe jetes pa patur te drejte te lirorhen me kusht.
Studimet tregojne se nje ne tete persona te denuar mund te jene te pafajshem. Avokatet qe perfaqesojne te denuarit me vdekje shpesh nxjerrin ne pah deshmi nga abuzimet e kryera nga prokuroria ne gjykimet fillestare.
Klarens Brandli ishte i denuar me vdekje ne Teksas derisa fitoi pafajesine pas apelimit.
Ka prova dhe deshmi qe tregojne se shteti i Teksasit ka ekzekutuar njerez te pafajshem.
Zoti Brandley thote se shume zezake te varfer jane derguar ne qelite e te denuareve me vdekje afer Livingston-it ne Teksas sepse ata nuk kishin para per te paguar avokatet mbrojtes.
Imigranti iranian Huma Hedaiati ka organizuar kete turne ne qytetet e Teksasit me ish te denuarit me vdekje te cilet me vone jane liruar ne mungese te fakteve. Ai eshte me grupin e ashtuquajtur Witness to Innocence.
Disa studime kane treguar se pafajesia eshte nje nga faktoret me te rendesishem qe percakton vendimet e njerezve per te mbeshtetur ose jo denimin me vdekje. Ne po i japim nje fytyre pafajesie kesaj ceshtjeje ku mund te shihen pervojat e njerezve te cilet gabimisht jane denuar.
Nje argument tjeter kunder ekzekutimit eshte mungesa e efektshmerise se denimit me vdekje thote Dorothi Meklellan e cila jep mesim ne Universitetin A amp M te Texasit.
Denimi me vdekje nuk e arrin qellimin e tij. Ai kerkon hakmarrje por nuk eshte i efektshem dhe nuk e permbush rolin e parandaluesit te vrasjeve.
Por shume amerikane besojne se denimi me vdekje i shkurajon njerezit nga kryerja e vrasjeve dhe te pakten eshte nje garanci se ata nuk do te mund te vrasin perseri.
Kundershtaret e denimit me vdekje po perpiqen ti kundervihen ketij nocioni duke thene se ne disa raste personi qe ekzekutohet nuk eshte ai qe ka kryer krimin.