E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Italise miraton masa shtrenguese ekonomike

Kryeministri i Italise Mario Monti tha se qeveria e tij ka miratuar nje pakete masash emergjente buxhetore prej 30 milriade eurosh qe do ta ndihmoje Italine te mos perfundoje ne falimentim.

Zoti Monti tha dje se masat perfshijne shkurtime te menjehereshme te buxhetit si dhe masa te rendesishme per te luftuar shmangijen e taksave. Per te ndihmuar ne shkurtimin e shpenzimeve zoti Monti tha gjithashtu se nuk do ta marre rrogen e kryeministrit.

Masat do ti paraqiten parlamentit per miratim.

Zoti Monti e kaloi fundjaven duke informuar partite politike sindikatat grupet e biznesit lobet e konsumatoreve dhe te tjere.

Greqia Irlanda dhe Portugali jane detyruar te marrin ndihma shpetimi nga nderkombetaret gjate 18 muajve te fundit. Friken kryesore per udheheqesit evropiane e perben tani Italia ekonomia e trete me e madhe e kontinentit qe mund te kete nevoje per nje pakete shpetimi financiar per te shmangur mospagimin e borxhit nje krize qe do te kercenonte bashkimin monetar te kontinentit dhe do te rikthente recesionin ne mbare boten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›