Bie kërkesa në tregun e fruta-perimeve
Ditët e fundit kërkesa për mallra ka rënë ndjeshëm në tregun e fruta perimeve në kryeqytet. Sipas shitësve, blerjet kanë qënë më të pakta, dhe sipas tyre një shkak kryesor për këtë ka qënë tërheqja e vëmendjes nga politika. Çmimet nuk kanë ndryshuar vetëm kërkesa ka rënë, produktet përgjithsisht kanë qënë të bollshme pasi tashmë është sezoni tek i cili ka më tepër mall vendi. Më tepër janë ulur perimet, sidomos domatet, kastravecët dhe specat.
Dëmi, nuk ka qënë thjesht i humbjeve në shitje, por edhe i një stuhie e cila përfshiu Tiranën para një dite dhe shkatërroi pjesën më të madhe të mallit në këtë treg.
Dëmi, nuk ka qënë thjesht i humbjeve në shitje, por edhe i një stuhie e cila përfshiu Tiranën para një dite dhe shkatërroi pjesën më të madhe të mallit në këtë treg.