Durrës, restaurohen monumentet arkeologjike
03/07/2009 Janë përfshirë në guidën turistike, jo në gjendje të mirë
DURRES- Monumentet e përfshira në guidë për turistë vendës e të huaj në Durrës i janë nënshtruar një rivlerësimi lidhur me gjendjen e tyre fizike dhe nevojat e ndërhyrjes. Dega e Monumenteve në Durrës ka përfunduar në prag të hapjes së sezonit një hartë me të dhëna të plota lidhur me statusin aktual të monumenteve arkeologjie e historike si dhe të objekteve të përfshira në guidat e turistëve. Drejtori Edlir Tërpi është shprehur se deri në fund të këtij viti në monumentet arkeologjike të bëra objekt vizite do të investohen 17.2 milionë lekë për rikonstruksion, rehabilitime mirëmbajtje dhe rrethim objektesh. “Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës po punohet për të zgjeruar numrin e monumenteve, të cilat kalojnë nën ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shteti dhe nga ana tjetër një pjesë e tyre kanë fituar të drejtën për t’u restauruar”,-është shprehur drejtori. Dega e Monumenteve në Durrës, e cila përfshinë kujdesin e administrimin e këtyre objekteve nga Rrogozhina deri në Krujë, ka mundur të bindë ministrinë për të çelur fonde për disa të tilla. Pohime nga kjo degë kanë thënë se disa projekte janë në zbatim e sipër, të tjera në fazën e investimit. Me fondet e shtetit shqiptar do të restaurohet Depo e Kripës, Bazilika e Arapaj që është ndër më të vizituarat së bashku me Amfiteatrin janë më tërheqëset për vizitorë dhe për këtë arsye janë bërë edhe pjesë e restaurimit. Bazilika Arapaj ka përfituar 500 mijë lekë dhe krahas restaurimit do të ketë edhe një mjedis pushues si dhe kurorë të gjelbër e rrethim. Lista e monumenteve që do të përfundojnë këtë vit restaurimin janë edhe Bazilika e Gjuricaj, Amfiteatri i Durrësit, Torra Veneciane, xhamia e Fatahut dhe restaurimi i Kalasë së Rodonit. Asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i fshatrave turistikë, shtrimi i rrjetit të ujit të pijshëm përgjatë bregdetit të Durrësit nga kufiri me Lezhën deri në Spille ka rritur interesimin e grupeve turistike për të vizituar këto monumente të shpërndara gjithandej.