Bojken Lako: Per realizimin e kengeve, inspirohem nga vargjet e Drita Comos Izaura Ndoj
Me nje karriere te gjate ne muzike, te shoqeruara me shkeputje dhe rikthime te here pas hershme, Bojken Lako eshte lideri i muzikes rock ne Shqiperi. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Lako rrefen pjesemarrjen e tij ne Festivalin e RTSH-se, nje kenge qe u prit mire dhe u shoqerua me nje klip. “Pa diskutim qe realizimi i klipit nga Genti Shkurti, ishte nje surprize. Pasi mori disa informacione mbi strukturen e kenges dhe tekstin, qe eshte marre nga “Ditari” i Drita Comos, te cilen e kisha printuar dhe ne bluze kur e kendova. Sipas kesaj historie, te gjithe figuren e festivalit, e futi ne nje flete ditari bashke me shkrimin tim, duke krijuar dhe nje klip te vecante”, - thekson Bojken Lako. Prej vitesh, Bojken Lako eshte nje prej artisteve me te vecante te skenes shqiptare, jo vetem per zhanrin e muzikes, por edhe per vargjet ne te cilat inspirohet. “Te gjitha kenget qe kam bere gjate gjithe karrieres sime, qofte per vete apo per kolege te ndryshem, jam inspiruar nga vargjet e Drita Comos”, tregon Lako. Me tej, gjate intervistes do te lexoni mbi “rikthimin” e tij ne muzike dhe projektet artistike.
Kenga pjesemarrese e Festivalit te RTSH-se, tashme eshte konkretizuar edhe me nje klip. Si lindi ideja per realizmin e ketij klipi?
Klipi per mua eshte nje surprize. Ne fakt kisha deshire ta realizoja si klip, por nuk e kisha menduar shume gjate per shkak te angazhimeve te shumta. Pas Festivalit te RTSH-se, mora nje mesazh nga miku im Genti Shkurti, i cili me ofroi idene e tij per te konkretizuar kete kenge ne klip. Pa diskutim qe ishte nje surprize, pasi per te realizuar nje videoklip, pervec kohes, duhet edhe kosto. Pasi mori disa informacione mbi strukturen e kenges dhe tekstin qe eshte marre nga “Ditari” i Drita Comos, te cilen e kisha printuar dhe ne bluze kur e kendova. Sipas kesaj historie, te gjithe figuren e festivalit, e futi ne nje flete ditari bashke me shkrimin tim, duke krijuar dhe nje klip te vecante.
Pse zgjodhet pikerisht vargjet nga “Ditari” i Drita Comos?
Gjate gjithe ketyre viteve kam bere kenge te ndryshme, ku gjithmone me tekstet qe bej, frymezohem nga autore shqiptare, botime te cilat une i koleksionojne duke i lexuar vazhdimisht. Drita Como, eshte nje nga ato autore qe ka nje botim gjysme ditar, gjysme poezi. Drita Como eshte vajza e Liri Belishoves, e cila jeten e saj e ka shume te dhimbshme dhe ne kete “Ditar”, shkruan ndodhite e diteve te fundit te jetes. Te gjitha kenget qe kam bere gjate gjithe karrieres sime, qofte per vete apo per kolege te ndryshem, jam inspiruar nga vargjet e Drita Comos. Ne kete rast, e gjithe strofa e kenges nuk ka pesuar ndryshime, cdo varg eshte nga poezia e saj “Per jeten”, nderkohe qe une krijova nje sinteze qe e titullova “Lot, jete, dashuri”. Nga i gjithe afeksioni qe kam per kete njeri, mendova qe kete kenge ta kisha si nje lloj dedikimi.
Zhanri i muzikes qe ju levroni, ju identifikon ne skene dhe jashte saj. Ndoshta kjo arsye ju ka larguar nga te qenit ne fokus te klipeve?
Puna ime si regjisor ne televizion, me ka bere qe ta kem pak me te veshtire se artistet e tjere, qe kane primare muziken, te jem koherent dhe here pas here te nxjerr materiale. Ne mes ketyre angazhimeve, kam mundur te gjej ato hapesirat boshe, qe te jem prezent neper festivale si; “Kenga Magjike”, Festivali i RTSH-se, apo spektakli “100 vjet muzike”. Kohen e munguar qe nuk e gjej per te bere videoklipe apo te krijimtarise, jam munduar te bej materiale te reja, neper spektaklet televizive.
Prurjet e shumta ne muzike, po cojne drejt komercializimit. Ju si i shikoni keto zhvillime?
Deshira, kerkesa dhe realiteti qe eshte i tille, ku ka shume te rinj qe duan te behen muzikante, nuk eshte dicka e keqe, pasi vjen si rezultat i zhvillimit te shoqerise. Ndoshta, ne nje te ardhme do te kete me pak kengetare, ato pak kengetare qe do jene, do jene profesioniste. Ky eshte nje fenomen qe lidhet me shume faktore, sidomos me kompjuterizimin e teknologjise, thjeshtesimin e gjerave, sepse eshte e thjeshte te kendosh sot nje kenge. Kjo sasi e madhe ne realitet, nuk i ben keq zhvillimit te muzikes, pasi artistet e vertete, seleksionohen me kohen.
Tashme, karriera dhe muzika qe ju beni, identifikohet si “bio”. Si ndiheni?
Me vjen mire, qe vitet e fundit jam angazhuar dhe kam bere krijime, qe jane “bio”. Them qe eshte nje lloj “rikthimi”, t’i perkushtohem pak me shume muzikes ne raport me publikun, i cili ka deshire te degjoje krijime te reja dhe i presin mire te gjitha krijimet dhe kenget e mia. Gjate gjithe ketyre viteve, shpesh here jam shoqeruar edhe nga momente te bukura sic ka qene; pjesemarrja me nje grup italian me kengen “Love, love” te muzikes folk, po ashtu koncertet “live”, te cilat jane shoqeruar me momente te vecanta, etj. cmime si kengetar kam pak dhe nuk i quaj ato cmime, si vleresime qe i vene vulen krijimtarise sime.
Jeta sentimentale eshte pika kyce ku shume artiste nuk rrefehen. Po me ju ka ndodhur e njejta gje?
Pa diskutim qe jeta sentimentale e artisteve ,eshte ne fokus te mediave roze. Personalisht nuk kam pasur ndonje hatermbetje me ndonje media roze, por shpesh here jam gjendur ne fokus te tyre. Kam nje marredhenie shume te mire me Semi Jaupaj, duke plotesuar jeten time sentimentale. Semi ka ato karakteristika apo tipare te vecanta, qe perputhen me karakterin tim. Normalisht, njoha e pare ka ardhur nga puna qe benim bashkerisht, por edhe perputhja e karakterit, ka finalizuar kete ndjenje.
Cilat jane projektet qe do t’iu ndjekin ne vazhdim?
Ne fakt kam disa projekte, qe pres t’i realizoj. Kam njelloj terheqje nga muzika dhe shpresoj qe kete vit, te kem me shume kohe. Ne maj kam deshire te realizoj nje album timin dhe po ashtu, te realizoj nje album te “Grifshave”. Cdo gje ja leme kohes!