Ish-të përndjekurit, kostoja financiare për të përpiluar dosjen
Procedurat që do të ndiqen në ministri dhe në Postë për tërheqjen e dokumenteve. Kategoritë e reja që i janë shtuar së fundmi skemës së dëmshpërblimit
Laureta Rryçi
Tiranë - Përcaktohen tarifat që duhet të paguajë çdo i përndjekur për të plotësuar formularin e dëmshpërblimit. Qeveria, ka përcaktuar se sa do të jenë tarifat e shërbimit nga Posta Shqiptare për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Sipas vendimit të qeverisë, për Tiranën, shërbimi postar kushton 70 lekë për aplikim. Ndërsa për qytetet dhe zonat jashtë Tiranës, 100 lekë për aplikim. Përveç përcaktimit të këtyre tarifave, qytetarët që përfitojnë falë kategorive të reja që janë shtuar së fundmi ligjin për dëmshpërblim duhet të paraqiten pranë sporteleve të Postës Shqiptare për të plotësuar formularin. Pas plotësimit, ky formular do të dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë.
Udhëzimi
Shërbimi do të jetë shërbim i porositur me lajmërim - marrje, sipas tarifave të përcaktuara, pavarësisht nga pesha e objektit. Gjithashtu, për realizimin e këtij shërbimi do të mbahen regjistra të veçante te pranimit te objekteve te porositura, duke u cilësuar shërbimi me Ministrinë e Drejtësisë. Këto regjistra, së bashku me fletën e çdo formulari që mbahet nga ana e postës, do të mbahen në ruajtje deri në përfundimin e afatit të pranimit të dokumenteve. Ndërkohë, brenda pesë ditëve nga përfundimi i afatit të ri që është vendosur së fundmi, do të raportohet në Drejtorinë e Shërbimeve Postare të Postës Shqiptare, mbi sasinë e objekteve të pranuara nga çdo filial. Kjo e fundit brenda 10 ditëve nga afati i përfundimit të ligjit, do të dorëzojë në Këshillin e Ministrave të dhëna për numrin e dërgesave të kryera, një kopje e këtij informacioni do ti përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nëse pas plotësimit të afatit, nga hyrja në fuqi e ligjit, ka pretendime nga ish-të dënuarit e regjimit komunist, se kanë dorëzuar dokumente, por ato nuk gjenden, kanë humbur etj., mjeti i vetëm provues, që do të shërbejë për pranimin e këtij pretendimi është formulari që ka në ruajtje Posta Shqiptare. Ministri i Drejtësisë urdhëron ripranimin e dokumenteve, edhe pas plotësimit të afatit. Për këto arsye kopja e formularit “A” do të arkivohet dhe ruhet me përgjegjësi në arshivën e dokumenteve të tjera të shërbimit postar.
Afati
Me zgjatjen e afatit familjarët duhet të depozitojnë brenda qershorit të këtij viti kërkesën për përfitimin nga dëmshpërblimi. Sipas ligjit, paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sh.a., nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria. Çdo ish i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare sh.a., regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit.
Verifikimi
Aktualisht po bëhet verifikimi i emrave nga organet e drejtësisë, në bazë të të dhënave që disponon ky institucion në lidhje me personat që do të përfitojnë në sajë të statusit. Verifikimi i emrave pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër, ku mendohet që pas muajit shkurt të nisë shpërndarja për kategoritë përfituese. Gjithashtu është deklaruar se dëmshpërblimi do të jetë në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për të gjitha kategoritë e shpallura si përfituese. Menjëherë sapo të mbyllet verifikimi i listave do të nisë shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit sipas kategorive përfituese dhe listave që do të depozitohen nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar dhe shuma që do të përfitojë çdo i burgosur politik sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Në bazë të këtij kategorizimi do të bëhet edhe shpërndarja e dëmshpërblimit.
Skema e dëmshpërblimit që po zbaton Ministria
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon:
Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligjet e mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e Raiffeisen Bank, i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zbritshme të dëmshpërblimit brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik, ose pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Procedurat për tërheqjen e parave nga emrat e përzgjedhur nga Ministria
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në Nenin 8 këtij ligji. Kur asnjëri prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin që vërteton se të paktën njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.
Tarifat
Për qytetin e Tiranës, 70 lekë për aplikim
Për qytetet dhe zonat jashtë Tiranës, 100 lekë për aplikim
Nga shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë 15 euro për aplikim.
11 Maj 2009