Ish-të përndjekurit politik protestojnë sot para Parlamentit
Ish të përndjekurit politik do të protestojnë sot para Parlamentit duke kërkuar sërish plotësimin e kërkesave të tyre.
Greva e urisë e ish-të përndjekurve ka hyrë në ditën e 17-të të saj dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. Tre prej ish të përndjekurve janë larguar nga greva si pasojë e përkeqësimit të shëndetit dhe ndodhen në spital ku po marrin edhe mjekime.
Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblimin të viteve të tyre të burgut. Sipas ish të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar.
Ndërkohë disa ditë më parë kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të ketë negociata me ish-të përndjekurit politikë.