Viti i ri akademik, Universitetet hapin sot dyert për studentët

Universitetet në të gjithë vendin hapin sot dyert për të pritur studentët që do të ndjekin vitin akademik 2012-2013.
Rreth 160 mijë studentë do t`u drejtohen sot auditorëve të universiteteve në të gjithë ndërsa 22.620 studentë do të ulen për herë të parë në auditoret e fakulteteve ku janë shpallur fitues.
Këtë vit, për herë të parë fituesit e universiteteve u regjistruan online ndërsa dorëzimi i dokumenteve të nevojshme për të përmbyllur plotësisht regjistrimin do të bëhet duke filluar që nga dita e sotme. Ata duhet të drejtohen pranë sekretarive ku janë shpallur fitues për të bërë regjistrimet, ndërsa do të kenë në dispozicion një javë afat.
Pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të rinj për vitin akademik 2012 - 2013, Agjencia Kombëtare e Provimeve njoftoi se në rang vendi kanë mbetur bosh 4135 kuota ta lira për mbi 300 programe studimi.
Ndërkohë numrin më të lartë të regjistrimeve e ka universiteti i Tiranës ndërsa më shumë vende boshe ka Universitet i Gjirokastrës, i Vlorës dhe i Korçës.