Ish-të përndjekurit, sot shqyrtimi në KUshtetuese
Kërkesa e ish-të perndjekurve nisi të merret në shqyrtim një javë më parë nga kjo gjykatë, por për mungesë të subjektit të interesuar, Kuvendit të Shqipërisë, ajo u shty.
TIRANE-Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe Shoqatës së Dëbim-Internimeve, që kërkojnë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Kjo kërkesë nisi të merret në shqyrtim një javë më parë nga kjo gjykatë, por për mungesë të subjektit të interesuar, Kuvendit të Shqipërisë, ajo u shty. Ish-të përndjekurit e kanë motivuar kërkesën e tyre ankimore para Gjykatës Kushtetuese me argumentin se ligji është i papajtueshëm me Kushtetutën, sepse shkel të drejtat e njeriut si edhe nuk është në përputhje me asnjë dokument ndërkombëtar e kryesisht me rezolutën e Asamblesë së Këshillit të Europës. Ligji në fjalë nuk u jep të drejtën e dëmshpërblimit rreth 4 mijë qytetarëve shqiptarë që u vranë pa gjyq para vitit 1944. Shoqatat e të persekutuarve kërkojnë që edhe të vrarët nga komunistët e para kësaj date, pra të periudhës 1943-1944, të konsiderohen si pjesë e shtresës së tyre, të cilët duhet të marrin dëmshpërblim. Por në dokumentacionin që ish-të përndjekurit dhe persekutuarit politikë duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë, është edhe data e dhënies së llojit të dënimit. Ndërkohë që këta të pushkatuar gjatë luftës për çlirim, nuk kanë asnjë lloj vendimi gjykate, pasi janë vrarë si “armiq të popullit”. Një kërkesë tjetër e kësaj shtrese drejtuar Kushtetueses është ankimimi për masën e dëmshpërblimit për ditë burgu. Sipas ligjit aktual, masa e dëmshpërblimit për të pushkatuarit është llogaritur sa tetë vjet burg, ndërkohë që çdo ditë burg është llogaritur në masën e 2 mijë lekëve të reja. Ky përcaktim gjykohet nga pala paditëse si antikushtetues, pasi nuk bën një vlerësim të jetës së njeriut pa pasur asnjë referencë ligjore.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)