Ish-pronarët, digjet fondi 500 mln i kompensimit
Nga Tedi Blushi
Vendimi i qeverisë për kompensimin monetar të ish-pronarëve u paraqit për miratim në qeveri në qershor, por ai u miratua në nëntor. Ndërkaq kjo s’ka kuptim, sepse fondi prej 500 mln lekësh digjet
TIRANE-Digjet fondi i kompensimit financiar për ish-pronarët. Ai nuk mund të shpërndahet brenda këtij viti, për shkak se procesi i shqyrtimit të dosjeve të depozituara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duhet të përfundojë brenda tre muajve.
Vendimi i qeverisë për kompensimin monetar të ish-pronarëve u paraqit për miratim në qeveri në muajin qershor, por ai u miratua në muajin nëntor. Ndërkaq kjo s’ka kuptim, sepse fondi prej 500 milionë lekësh digjet, pasi viti financiar mbaron bashkë me atë kalendarik. Situata e krijuar në rastin më të mirë vjen si pasojë e neglizhencës së treguar nga qeveria për të nxjerrë në kohën e duhur vendimin për shpërndarjen e fondit. Në rastin më të keq, nuk përjashtohet edhe mundësia që qeveria të mos ketë përcaktuar në të vërtetë asnjë qindarkë të vetme për kompensimin financiar. Deri në mbyllje të vitit ka mbetur edhe një javë kohë, por vlen të theksohet se nga këto 7 ditë, data 25 dhjetor është festë zyrtare, pasi janë Krishtlindjet, ndërsa datat 27 dhe 28 dhjetor, janë respektivisht ditë pushimi, pasi përkojnë e shtunë, e diel. Datat e mbetura deri në mbylljen e vitit që do të jenë ditë pune, nuk i mjaftojnë qeverisë për të realizuar kompensimin monetar të ish-pronarëve. Këtë vit, në bazë të ligjit dhe vendimit të qeverisë, fondi prej 500 milionë lekësh duhet të shpërndahej sipas një procedure të re dhe jo me short siç është bërë vitin e shkuar. Për shpërndarjen e tij do merrej parasysh ajo dosje që kishte marrë vendimin për njohjen e pronës më parë. Kështu, pas shqyrtimit që do t’u bëheshin dosjeve të dorëzuara, do të veçoheshin fillimisht dosjet e parregullta, ku vëreheshin mungesa në dokumentacion dhe më pas të gjitha dosjet e sakta do të gjykoheshin në bazë të hershmërisë së vendimit. Ish-pronarët ankimuan pak kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” pretendon se dy nene të këtij ligji që kanë të bëjnë me anulimin e titujve të pronësisë, i japin kompetencat e gjykatës, agjencisë qeveritare të AKKP-së. Në ankimimin e tyre, ish-pronarët argumentojnë se është në shkelje të hapur të ligjit themeltar të shtetit fakti që një vendim i formës së prerë të një komisioni të kthimit e kompensimit të pronës, të shfuqizohet në mënyrë administrative nga ana e një titullari që emërohet nga ekzekutivi. Pritet me interes se cili do të jetë reagimi i ish- pronarëve karshi maxhorancës së djathtë, në lidhje me djegien e fondit të kompensimit monetar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)