E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 femije e nje nene, nen dhunen e varferise

Eshte vetem 2 vjec dhe eshte njohur me skamjen, por edhe me keqtrajtimin qe kurse ka ardhur ne jete.

Nena e tij tregon se shume shpesh nuk ka para as per t’i blere buke te thate dhe i duhet qe vogelushi i saj dy vjecar, se bashku me tre femijet e tjere te mbajne frymen gjalle vetem duke pire caj mali.

“Djali im ha buke e caj vetem dhe asgje tjeter”, shprehet nena e kater femijeve. Per vite te tera, keta femije jane rritur te paveshur dhe te pangrene. Shpesh here keta femije qendrojne ne pritje per te marre ushqim ne strehen e bamiresise “Fara e shpreses”.

“Kur e kam ushqimin e ushqej djalin. Kur s’e kam e marr tek streha e bamiresise”, shton gruaja. Ndersa nje nga vajzat e saj thote: “Nuk e kemi gjithmone ushqimin ne shtepi. Rrijme pa ngrene dhe ndonjehere vellai i vogel e ha buken thate”.

Por ajo qe eshte edhe me e rende eshte dhuna qe ushtrohet me te gjithe femijet dhe nenen e tyre gati cdo dite nga babai i tyre, i cili eshte i alkoolizuar. “Me rreh mua, rreh edhe motren. Na rreh shume here por me shume vellain”, tregon e mitura.

Ne prag te festave te fundvitit keta femije do te donin te kishin ushqim dhe pak rroba per t’u veshur. “Do te doja qe per festa te kisha nje fustan dhe nje shtepi te bukur”, shton vajza.

Te ardhur para tete vitesh nga fshatrat e Tropojes dhe te vendosur ne periferi te Tiranes, kjo familje sot perballet jo vetem me skamjen, por edhe me dhunen fizike dhe psikologjike.

Femijet nuk flasin, ata perpiqen t’i qendrojne prane nenes se tyre qe eshte e pafuqishme per te dale nga kjo gjendje edhe per shkak te turpit nga opinioni. Por ne kete realitet ata qe vuajne jane femijet dhe nuk eshte uria ajo qe i lendon me shume.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›