Kreditori i pushton shtëpinë sportistit Redi Jupi
Nga Gerti Xhaja
Sportisti 34-vjeçar, i tërhequr nga futbolli vetëm disa muaj më parë, ka denoncuar në polici “pushtimin” e shtëpisë së tij. Kreditori nderkaq i ze shtëpinë për të marrë banesën që i kishte parapaguar El Sajedit
TIRANE-Kreditori i Abduhman Metualli El Sayed, zë shtëpinë e futbollistit Redi Jupi, për të marrë banesën që i kishte parapaguar ish-presidentit të ndjerë të Klubit Sportiv Tirana. Ngjarja është regjistruar paraditen e së hënës, në bllokun e pallateve “Havai” në rrugën e Durrësit, Laprakë, në Tiranë. Sportisti 34-vjeçar, i tërhequr nga futbolli vetëm disa muaj më parë, ka denoncuar në polici “pushtimin” e shtëpisë së tij. Sipas policisë, Jupi e kishte përfituar banesën falë kontratave të rregullta me El Sayed, gjatë periudhës që luante me Tiranën. Një strategji e njohur kjo nga ish-presidenti i Tiranës për të shlyer detyrimet ndaj futbollistëve, të cilët nuk mundej t’i paguante në cash. Në fakt, në shtëpi banonte ish-futbollisti tjetër, Mahir Halili, të cilit Jupi ia kishte shitur shtëpinë. Sipas policisë, Artan Thomallari 37 vjeç, pretendonte se të njëjtën banesë El Sayed ia kishte shitur dhe atij. Ndërsa mëngjesin e së martës, Thomallari ka dashur të bllokojë banesën e Jupit, në të cilën prej vitesh nuk banonte njeri. Policia ka marrë deklarimet nga të dyja palët dhe i ka rekomanduar Thomallarit ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore. Gjithsesi, policia ka nisur procedimin penal për Thomallarin për akuzën e “vetëgjyqësisë”, i cili rrezikon nga gjobë deri në tre vjet burg.
Futbollisti
“Ishte një keqkuptim që u zgjidh. I kishin thënë që shtëpia ishte bosh dhe kishte shkuar ta zinte”, - kështu është shprehur Redi Jupi, i pyetur nga Gazeta për incidentin. Ajo është banesa ime, por që kam 2 vjet që nuk banoj. U tregova dokumentet dhe ai u sqarua. Gjithçka u zgjidh”, - ka sqaruar Jupi.
Redi Jupi ka qenë një nga futbollistët më të njohur shqiptarë të viteve të fundit dhe që e mbylli karrierën vetëm pak muaj më parë. I lindur në vitin 1974, Jupi u bë i njohur sidomos në vitet 1999-2002, kur ai ishte kapiten i Dinamos së madhe të ndërtuar nga Faruk Sejdini. Me këtë ekip, ai arriti të fitonte edhe titullin në vitin 2002, duke u blerë më pas nga skuadra rivale e kryeqytetit, Tirana. Atëherë bardheblutë kishin për president egjiptianin El Sajed, që nuk ngurroi të merrte një nga futbollistët më të njohur të kampionatit për t’ia shtuar skuadrës kampione që ai ndërtoi. Megjithatë, vetëm një vit më pas, Jupi u zhvendos drejt kampionatit turk, ku luajti tre sezone me Diarbakirspor. Kjo periudhë e bëri atë edhe një futbollist të rregullt në kombëtare, me të cilën zhvilloi 19 ndeshje. Sidomos trajneri gjerman Brigel, e konsideronte Jupin një titullar fiks. Mesfushori, në vitin 2006 u kthye te Dinamo, me të cilën provoi edhe një eksperiencë si trajner. Në pranverën e sezonit të shkuar, ai u largua përfundimisht nga futbolli, duke thënë se do t’u përkushtohet studimeve për juridik. Tashmë ai është në rolin e një analisti sportiv.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)