E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, pas dosjeve tek tuneli

Eshte hera e dyte ne me pak se 6 muaj qe kreu i qeverise viziton segmentin Rreshen-Kalimash te autostrades Durres-Kukes.

Por kete here udhetimin e kryer me helikopter mbi trajektoren qe nga Rresheni, atje ku dhe nis kontrata me “Bechtel”, kryeministri e renditi te dytin si me te rendesishmin pas vizites se tij ne Kosove.

Arsyeja duket e thjeshte. Kur kane mbetur edhe 6 muaj nga fundi i kontrates me “Bechtel”, ne fillim te qershorit te ardhshem elektoral, pjesa me e veshtire, tuneli, ka perfunduar ne 92 per qind te gjithe gjatesise se tij.

“Rruga ka leshuar shtat ne te gjithe trajektoren. Shume shpejt do te jete dita kur te gjithe shqiptaret te thone “u krye””, eshte shprehur Berisha.

Ne hyrje te tunelit, i cili vleresohet edhe si pjesa me e kushtueshme e te gjithe rruges Durres-Kukes, kryeministri Berisha u kujdes te vinte ne dukje se ishte me shume i prirur tek shpejtesia e ndertimit te rruges, sesa tek kostoja e saj, per te cilen eshte i hapur nje proces penal ne Gjykaten e Larte.

“Tani, duke ardhur mbi rrugen, nje here dhe njemije here mund te them se pergjigjia ka qene e merituar. Sepse rruga duhej bere. Nuk ka emer me te bukur se emri i shqiptareve”, ka deklaruar Berisha.

Por, i pyetur nese prokurori i dosjes “Rreshen-Kalimash” mund te cenohej nga ligji i dosjeve, kryeministri Berisha nuk preferoi te bente asnje ngacmim. “Sot eshte vetem rruga, “rruga” eshte kryefjala e kombit”, ka pohuar kryeministri.

Megjithate, ai nuk kurseu nje ngacmim per kreun e opozites, Edi Rama. “Do te ftoj shume qytetare te vijne ta vizitojne rrugen. Po mundi ndonjeri prej jush te binde Edi Ramen, perndryshe do t’i dergoj nje foto qe do ta lere pa gjume”, ka shtuar Berisha.

Rruga Durres-Kukes eshte kthyer prej kohesh ne nje karte elektorale si per qeverine, e cila e cileson ate ate si kryevepren e saj, ashtu edhe per opoziten, e cila e cileson proceduren e ndertimit te rruges si nje afere korruptive.

Megjithate, deri ne qershor 2009 te gjithe kane edhe shume kilometra te tjere per te ndertuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›