E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Kover: Integrimi në BE, projekt madhor kombëtar

Kryeministri Berisha ritheksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptareve, integrimit në BE. Në një takim me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë Laszlo Kover, kryeministri Berisha theksoi qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara në procesin e integrimit.
 

“Pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve. Qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërësisht të bazuar në meritë” ka theksuar Berisha.
 

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit Kover i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai gjithashtu është ndalur edhe në situatën politike në Shqipëri duke theksuar se shpresonte që opozita në Shqipëri të mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE.

Kover shprehu vlerësimin dhe përgëzimet e veçanta për faktin qe Shqipëria është ndër vendet e pakta evropiane që nuk përjetoi krizë në kuadër të krizës globale ekonomiko financiare.
 

Duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, Kryetari Kover u shpreh se ndihej i lumtur që parlamenti hungarez po jep kontributin e tij, në këtë drejtim për konsolidimin dhe zgjerimin e mëtejshëm te këtyre marrëdhënieve. Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin midis të dy parlamenteve, i cili gjatë kësaj periudhe është intensifikuar ndjeshëm, duke u ndalur në projektin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ndër të tjera, ne takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradita e gjatë e miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë, si dhe vullneti i të dy vendeve për ti intensifikuar ato, në veçanti bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë për qytetarët e të dy vendeve, siç janë psh, nxitja e investimeve hungareze në Shqipëri.
 

Ne vijim të takimit, kryeministri Berisha u bëri një ekspoze anëtareve të parlamentit për sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe nga qeveria shqiptare në fushën ekonomike, arritjet në fushën e reformave fiskale, reduktimit te shpenzimeve burokratike, të ndërtimit te infrastrukturave te rëndësishme, krijimit të klimës më të favorshme për biznes e investime, në fushën e energjisë, turizmit, arsimit, sistemit shëndetësor, ICT etj,
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›