E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Krrabës, Olldashi: Mbyllet në maj

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi

ELBASAN- Edhe 700 meter tunel mbeten per t’u hapur ne vijim te punimeve per rrugen Tiranë-Elbasan, e cila sipas ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi pritet te perfundoje ne pranveren e vitit 2013.

Olldashi ka qene sot, se bashku me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami per nje inspektim te punes ne tunelin e Qafë Krrabës, pjesë e aksit Tiranë- Elbasan.

Sipas Olldashit, deri me sot jane mbyllur 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, nderkohe qe krejt tuneli mendohet te mbyllet ne muajin maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›