E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kover, Berishës: Hungaria, mbështetje për në BE

Kreu i parlamentit te Hungarise, László Kövér i ka shprehur kryeministrit, Sali Berisha mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e Shqiperise ne BE.

Gjate takimit te zhvilluar mes tyre, Kövér vlerësoi bashkëpunimin midis të dy parlamenteve, i cili gjatë kësaj periudhe është intensifikuar ndjeshëm, duke u ndalur ne projektin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Berisha nga ana e tij vlerësoi kontributin që parlamentet e të dy vendeve japin në marrëdhëniet midis të dy vendeve, duke e cilësuar rolin e tyre si të pazëvendësueshëm.

Ndër të tjera, ne takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradita e gjatë e miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë, si dhe vullneti i të dy vendeve për t’i intensifikuar ato,  në veçanti bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë për qytetarët e të dy vendeve, siç janë psh, nxitja e  investimeve hungareze në Shqipëri.

Berisha ritheksoi vullnetin a palëkundur të qeverisë për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptareve, integrimit në BE.

Në këtë kontekst, si dhe pasi pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, u shpreh kryeministri Berisha, qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërësisht të bazuar në meritë.

Kryetari i Parlamentit Kövér, duke u ndalur ne situatën politike në Shqipëri theksoi se shpresonte që opozita në Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›