Ish-truproja kryeministër për të ndëshkuar korrupsionin
Presidenti bullgar, Georgi Parvanov i dha Borisovit, ish-truprojë dhe ish-kryetar i bashkisë së Sofjes, një mandat për të formuar qeverinë e re të vendit anëtar të Bashkimit Evropian brenda shtatë ditëve.
GERB-i mori 40 për qind të votave, por i mungojnë pesë deputetë për krijimin e një mazhorance të pastër në parlamentin me 240 vende. Borisovi konfirmoi se partia e tij do të formojë një qeveri të minorancës me mbështetjen e partive të tjera të djathta, por pa u dhënë atyre poste ministrore.
"Ne do të formojmë qeverinë tonë", tha Borisov pas marrjes së mandatit. "Ne do të formojmë një kabinet që do të nxjerrë Bullgarinë nga kriza'', theksoi ai.
Një grup partish të djathta, të njohura si Koalicioni Blu, partia e ekstremit të djathtë ''Sulmi'' dhe populistja ''Rregull, Ligj dhe Drejtësi'', thanë dje se do të mbështetnin qeverinë e GERB-it edhe nëse nuk do të merrnin poste ministrore.
GERB-i u ofroi tre grupimeve një memorandum për bashkëpunim politik, ku prioritetet do të jenë rivendosja e besimit nga ana e Bashkimit Evropian, dënimi i zyrtarëve të korruptuar dhe marrja e masave anti-krizë.
Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, është shndërruar në ''delen e zezë' të bllokut pasi Brukseli i ndërpreu mbi 500 milionë euro ndihmë vitin e kaluar për shkak të mospërmbushjes së angazhimeve nga ana e Sofjes në luftën kundër korrupsionit.