E Diel, 1 Nëntor 2026

Morin, rritet fluksi i udhëtarëve në të dy anët e kufirit

"Vetëm gjatë ditës së djeshme nga ora 07 – 23 kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova përmes kësaj dogae rreth 2500 mjete të llojeve të ndryshme me mbi 17 mijë persona", thotë zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Milazim Halili.

Sipas tij, një fluks edhe më i madh për të njëjtën periudhë është vërejtur edhe në drejtimin tjetër të hyrjes së udhëtarëve nga Shqipëria në Kosovë. Kështu përgjatë 16 orëve kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria përmes doganës së Morinit mbi 23 mijë persona me 3870 mjete, kryesisht kosovarë që kthehen në vendlindje nga vendet perëndimore për pushime.

Pritet që edhe ditët e ardhshme të shtohet numri i hyrjes së kosovarëve në drejtim të zonave bregdetare për të kaluar pushimet. Ndërkohë, për përballimin e këtij fluksi të madh funksionojnë pa ndërprerje gjatë 24 orëve 6 sportele kontrolli me personel të dyfishuar me synimin eliminimin e radhëve të gjata, që gjithsesi ditët e fundit nuk kanë munguar.

Për përballimin e këtij fluksi të madh të udhëtarëve nga strukturat e policisë së shtetit janë rritur kontrollet policore përgjatë rrugës Morin - Kukës – Tunel, me synimin e eliminimit e aksidenteve, ndërsa kur ka autokolonë me mbi 10 mjete, ato shoqërohen deri në hyrje të tunelit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›