Meta: Ftoj Ramen ne debat publik

Akuza te forta, ne drejtim te kryesocialistit Rama, ka adresuar kreu i LSI, Ilir Meta qe nga kryeqendra e Veriut, Shkodra. Pasi ka perfunduar takimin me te ngujuarit ne greven e urise per zbardhjen e tragjedise se 9 janarit, te para pese viteve, pasi ka evidentuar punen e bere ne kohen kur ka qene kryeminister per Shkodren, Ilir Meta i ka hedhur "dorashken" Edi Rames duke e ftuar ate ne nje perballje publike ne cilin televizion te doje. "Dua te mos merrem shume me te, se ai nuk ka asnje lloj stature per te marre kohen tone, po meqenese ka kapur dhe ka blere shume nga televizionet qe manipulojne opinionin publik, une e ftoj qe t'i thote zedheneses se tij ne bashki, qe ajo t'i thote burrit te saj, qe te dalim ne nje debat televiziv dhe te marre ke te doje me vete", ka qene deklarata e forte e Metes dje ne Shkoder, teksa ka hedhur gjithe baterite kunder Rames. Nje ftese te tille ai e ka argumentuar me faktin qe te gjithe shqiptaret, te kuptojne se kush e ka percare dhe do te percaje te majten, per hir te nje pushteti te korruptuar. Ne te njejten kohe, me nje gjuhe te ashper, Meta dje ka hedhur akuza te forta ne drejtim te Rames, teksa ka perseritur dhe akuzat e deklaruar nga Berisha, per perfshirjen e te afermve te tij ne krimet e komunizmit. "Ky mjeran qe nuk ka kuptuar asgje nga politika, nuk ka kuptuar asgje nga shpirti dhe nga dinjiteti i popullit te Shkodres dhe i popullit te Shqiperise. Eshte ky hipokrit i pashembullt qe ne vend te kerkoje falje, per firmat qe ka hedhur daja i tij, anetar i Byrose Politike dhe babai i tij anetar i Komitetit Qendror dhe Presidiumit te Kuvendit Popullore, per ekzekutimin e shume artisteve e shume shqiptareve, ben si i persekutuar nga regjimi komunist", ka akuzuar Meta. Akuza, qe me sa duket i ka pritur me padurim dhe Rama, per t'i perdorur me pas ne strategjine e tij politike, te vendosjes se barazimit mes Berishes dhe Metes. Kreu i LSI e ka akuzuar Ramen si dhunues te informacionit, dhunues te fjales se lire dhe biznesit. "Ky eshte Edi Rama, nje hakmarres, nje pervers, nje njeri qe nuk ka asnje lloj integriteti, nje njeri i cili ka percare partine e tij, nje njeri i cili nuk ka asnje respekt per traditat tone kombetare, i cili urren rrugen me te rendesishme qe do te lidh shqiptaret, vetem per nje arsye se ai nuk ka asnje lloj kontributi ne ate veper te rendesishme", ka qene lumi i akuzave te hedhura nga Meta. "Sa turp per Edi Ramen, te cilin ne socialistet e morem nga Franca e beme minister, e bene kryetar bashkie, e mbrojtem edhe kur Esmeralda Uruci si ministre e Kultures, e coi ne prokurori per vjedhje. E mbrojtem ne 2007-ten, kur Sali Berisha e nxori lakuriq perpara gjithe shqiptareve, jo se mbrojtem perversitetin e tij, po se nuk donim qe Sali Berisha te fitonte bashkine e Tiranes, Durresit, Elbasanit dhe keshtu me radhe. Me lejet e ndertimit dhe me ato 15 milione eurot qe nuk do t'i deklaroje, kujton se do bleje LSI-ne", tha Meta. Teksa nuk ka munguar te sulmoje dhe Urucin, sipas tij, qe shiti shpirtin. S.P
Kandidatet
Kreu i LSI-se, ka prezantuar dhe dy kandidatet per deputete ne Qarkun e Shkodres, perkatesish Sokol Axhemin dhe biznesmenin, Seit Fishta. Njeheresh ai tha se nuk kerkonte per t'u bere as kryeminister, se kishte qene i tille qe 30 vjec.
Kandidatet
Kreu i LSI-se, ka prezantuar dhe dy kandidatet per deputete ne Qarkun e Shkodres, perkatesish Sokol Axhemin dhe biznesmenin, Seit Fishta. Njeheresh ai tha se nuk kerkonte per t'u bere as kryeminister, se kishte qene i tille qe 30 vjec.