E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre faktoret qe shkaktojne semundje gjaku Sonila Isaku

Nje analize e thjeshte gjaku nje here ne vit apo edhe nje here ne gjashte muaj per te gjithe ata persona te cilet kane punuar apo punojne mes rrezatimeve, pesticideve por edhe ne rastet kur kane te trasheguar semundje te gjakut. Kjo eshte keshilla kryesore qe japin mjeket hematologe te cilet pohojne se gjate viteve te fundit eshte rritur numri i rasteve te pacienteve te cilet vuajne nga semundjet malinje te gjakut, duke filluar nga ato kronike e deri tek akutet. Mjeku hematolog ne QSUT, Arben Ivanaj pohon se shfaqja e semundjeve kancerogjene te gjakut nuk njeh moshe dhe se nuk eshte domosdoshmerish e lidhur me faktorin gjenetik. Edhe pse ne bote po studiohen prej vitesh faktoret nuk ka ende nje shkaktar qendror, por eshte vene re se me te prekurit kane qendruar gjate ne ambiente, ku rrezatimi eshte prezent. Keto semundje shton Ivanaj ndeshen edhe te fermeret, te cilet kane kontakt te drejtperdrejte me elementet kimike. "Shkaku praktikisht ngelet i paqarte po jane nje numer faktoresh qe ne i themi faktore ambientale ose faktor te jashtem, ku perfshihen te gjitha llojet e rrezatimeve, qofte te ozonit, qofte rrezatimet mjekesore", thote Ivanaj. Kete vit me semundje malinje te gjakut jane diagnostikuar rreth 200 persona. Hematologu thote se shenjat dalluese, kur nje individ duhet te shqetesohet dhe me pas ti drejtohet mjekeve per diagnostikim jane keputje trupore, zbehja e pamjes, hemorragjia, temperature, qe vazhdon per shume dite apo dhe gjendrat, qe dalin ne siperfaqe te lekures. Ivanaj thote se shpesh here jane mjeket e familjes, qe i referojne edhe pse ne shumicen e rasteve te prekurit nga semundjet malinje te gjakut diagnostikohen me vonese. Sipas tij, keto jane semundje me ecuri te keqe dhe me fund te hidhur. Ne keto kushte sipas mjekut, duhet nje infrastrukture e nevojshme per trajtimin e tyre dhe apelon, se duhet vullnet politik, qe sektori i shendetesise te ndryshoje faqen. "Ka nje fare abandonimi te marresve te ketyre patologjive, po gjithsesi duke qene semundje shume te renda, duke qene semundje me nje prognoze jetese jo shume te larte, eshte e mundur qe te permiresohet shume jetegjatesia dhe cilesia e jetes e ketyre te semureve", tha Arben Ivanaj, mjek hematolog, QSUT. Sipas tij, te dhenat tregojne se ne Shqiperi rastet me semundje te gjakut kronike jane rreth 70, qe po mjekohen aktualisht, nderkohe bazuar ne perllogaritjet, raste te reja per nje vit jane 1-2 raste per 100 000 banore. Persa i perket moshes, ajo zakonisht prek moshen e mesme dhe lart, me nje moshe mesatare te diagnozes 55-60 vjec. Rreth 2 per qind te rasteve te diagnostikuar jane femije ,te cilet kryesisht marrin ndihme mjekesore ne pavijonin e Onko-Pediatrise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›