Ish-zyrtarët amerikanë skeptik për gjendjen në Afganistan

Por ish-ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, John Bolton, është skeptik se forcat afgane të sigurisë dhe forcat e armatosura afgane do të jenë të afta ta kryejnë këtë detyrë.
“Unë nuk mendoj se ata do të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësitë, por jo për shkak të mungesës së trajnimit ose mungesës së pajisjeve. Unë mendoj se politika jonë ka një mospërputhje ose një mangësi në këtë drejtim, pasi ne jemi duke e trajtuar Afganistanin si një shtet që ndodhet diku në Evropën Perëndimore. Prandaj, çështja kryesore nuk është aftësia e qeverisë afgane, por nevoja për të vazhduar luftën kundër kërcënimit nga talebanët dhe Al-Qaida”, tha Bolton.
Talebanët kohët e fundit kanë njoftuar se do të hapin një zyrë politike në Katar. Disa ekspertë thonë se eventualisht kjo mund të çojë në fillimin e bisedimeve paraprake dhe më pas të negociatave për paqe. Por, ish-këshilltari për siguri kombëtare, gjenerali Brent Scowcroft, thotë se duhet të tregohet kujdes.
Ish-Sekretari i Mbrojtjes, William Cohen, thotë se suksesi i bisedimeve të paqes me kryengritësit do të varet nga fraksioni i talebanëve, me të cilët do të bisedohet.