"Daily Telegraph": Obama po e bën SHBA-në shtet socialist!

Gazeta vëren se bëhet fjalë për ide që në Britani të Madhe më herët i promovoi Gordon Brown dhe të cilat bazohen në atë që të bëhet buxhet" i drejtë dhe të shpiken mënyra të shumta si qeveria qendrore të intervenojë në të gjitha format në aktivitetet ekonomike”.
Vendosja e tatimeve akoma më të larta për të pasurit, në mënyrë që të mbulohet deficiti buxhetor dhe të sigurohen mjete për intervenimet shtetërore qeveritare, është "koncept fëmijëror për një shoqëri të drejtë", pohon gazeta londineze, duke përkujtuar se Obama i ngjan një evropiani, i cili po përpiqet në SHBA të dërgojë "model të sofistikuar të socializmit" me mbrojtje shëndetësore shtetërore dhe me tatime më të larta për të pasurit.
Gazeta paralajmëron se ajo që tani po ndodhë në BE dhe kriza në eurozonë janë pasoja të insistimit të të ashtuquajturit "model social" i rregullimit të ekonomisë dhe shoqërisë në Evropë, për çka janë shpenzuar më tepër para, se sa që shtetet mund të krijojë.