Xiabao:Borxhi i qeverisë, i kontrollueshëm

Kryeministri i Kinës, Uen Xhiabao, tha se borxhi i qeverisë së tij është në “nivel të sigurt dhe të kontrollueshëm”.
Ai tha se ekzekutivi do të sigurojë fonde nga projekte të rëndësishme, për të shmangur rreziqet sistematike.
Uen u zotua se do të thyejë monopolet kundër pjesëmarrjes së kapitalit privat në sektorin financiar. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit në Ditën Popullore në Kinë.