E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta:Irani mund të krijojë armë atomike brenda një viti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka deklaruar se Irani mund të zhvillojë armë bërthamore brenda një viti, nëse Republika Islamike vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Duke folur për mediat amerikane, Paneta tha se Iranit do t`i duhen edhe dy-tre vjet të tjerë për të prodhuar raketa apo mjete të tjera që do ta dërgonin armën në objektivin e caktuar.

Ai përsëriti se SHBA nuk do që Irani të krijojë armë bërthamore ndërsa e cilësoi këtë një “vijë të kuqe” edhe për Amerikën, edhe për aleatin e saj,  Izraelin.

Kreu i Mbrojtjes amerikane theksoi se SHBA do të ndërmarrë “çfarëdo hapash të nevojshëm” për të ndaluar Iranin. Ky i fundit mohon çdo përpjekje për krijimin e armëve atomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›