E Martë, 3 Nëntor 2026

Ishin shpallur në kërkim, vihen në pranga 2 persona, për ngacmim seksual dhe arratisje nga burgu

Policia ka vendosur në pranga dy persona të shpallur në kërkim pasi kërkoheshin për ngacmim seksual dhe largimi i të burgosurit nga vendi i punës.

Policia bën të ditur se “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit: 

– S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

– K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›