E Martë, 3 Nëntor 2026

“Lutja e Engjëllit” në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku përmendi edhe të prekurit në zonat e luftës

Gjatë lutjes së Engjëllit në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku përsëriti solidaritetin e Kishës Katolike me ata që vuajnë nga lufta, por edhe për të gjithë ata që vuajnë nga uria, mjerimi dhe skllavëria

“Jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta. Ne mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Le të mendojmë edhe për ata që vuajnë nga mjerimi, uria, skllavëria. Zoti që mori një zemër njerëzore për vete le të injektojë njerëzimin në zemrat e njerëzve.” , u shpreh Kreu i Kishës Katolike

Ati i Shenjtë në mesazhin e tij para besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit,  bëri thirrje për të mirëpritur, mbrojtur dhe respektuar këdo, por edhe duke u kujdesur për të tjerët me dashamirësi.

“Të mos e ngatërrojmë festën me konsumizmin. Si të krishterë, ne mundemi dhe duhet të festojmë me thjeshtësi, pa shpërdorime dhe duke ndarë çfarë kemi me ata që kanë mungesa apo t’u bëjmë shoqëri atyre që kanë nevojë”, tha Papa Françesku.

Papa e mbylli mesazhin e tij për botën me urimin për të festuar Krishtlindje të gëzuar. Mbi 15 mijë të pranishme ndoqën lutjen e Engjëllit të Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›