Mbi patina në Korçë/ Pista e akullit, një atraksion i shtuar në këtë qytet

Fëmijë dhe të rritur që janë adhurues të patinazhit kanë pasur mundësi ta ushtrojnë sërish këtë sport në qytetin e Korçës. kjo falë vendosjes së pistës së patinazhit, si një atraksion i shtuar turistik në korçë gjatë festave të fundvitit
Edhe pse ka vetëm disa ditë që është instaluar, interesi për të frekuentuar pistën e patinazhit ka qenë i lartë ndërsa janë numëruar dhjetëra persona në ditë. Janë kryesisht grup moshat e vogla që zgjedhin të bëjnë më shpesh xhirot mbi akull, si një mundësi më shumë argëtimi për ta por nuk mungojnë edhe turistët që vizitojnë Korçën, për të përfituar nga kjo mundësi
Një xhiro tek Pista e Patinazhit kushton 200 lekë. Kjo pistë vendoset në qytetin e Korçës prej 10 vitesh, për t’iu ofruar frekuentuesve të saj, kënaqësinë e xhirove mbi akull.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/