Ishka e Mancaku, provë te Ksamaks në Zvicër

Dy futbollistët e Besës së Kavajës, tiranasi Sokol Ishka dhe durrsaku Bledar Mancaku do të provohen gjatë muajit janar te Nojshatëll Ksamaks në kampionatin zviceran. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive “Sport Ekspres”. Më parë me këtë skuadër kanë luajtur edhe dy futbollistët aktualë të Tiranës, Daniel Xhafaj dhe Ansi Agolli. Mësohet se është pikërisht Daniel Xhafaj ai që ka bërë edhe rolin e ndërmjetësit.
E Enjte, 18 Dhjetor 2008