Teuta, e pikëlluar drejt derbit me Besën

Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë nga Vllaznia (1-0, 1-3), ndërsa presidenti i “djemve të detit” nuk i kurseu akuzat ndaj gjyqtarit Artan Taullau për mosdhënien e një 11-metërshi, që mund edhe t’i kishte siguruara skuadrës durrsake kualifikimin në cerekfinale.
Ndërkohë që historia e Kupës mbaroi, Teuta përgatitet për sfidën kundër Besës në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Takimi i parë në Kavajë u mbyll 1-1, e sa për statistikë ky ishte dhe goli i parë i Teutës pas katër javëve kampionat (më saktë ishte një autogol i Besës).
Teuta ka ndryshuar rrënjësisht prej atyre javëve të para të zbehta, ndërkohë që dhe Besa (ndodhet më poshtë në renditje, me 2 pikë më pak, 22) është duke bërë ndeshje të mira, parë dhe fitoren e fundit me Shkumbinin (2-0).
“Largimi nga Kupa na obligon më shumë për kampionatin, i vetmi front i mundshëm. Ndaj Vllaznisë konsumuan shumë energji, por besoj se do të bëjmë më të mirën ndaj formacionit të Ilir Dajës”, - citohet Hasanbelliu nga gazeta “Panorama Sport”.
Teuta pretendon të zërë një vend në kompeticionet europiane dhe vetëm një renditje nga vendi i parë deri te i katërti mund ta coje, atje me kusht që Kupa e Shqipërisë të ketë në finale, dy nga vendet që renditen pikërisht në vendet 1-4 në fund të sezonit.
E Enjte, 18 Dhjetor 2008