Princi William do të heqë dorë nga forcat e armatosura
LONDER - Princi William do të heqë dorë nga forcat e armatosura pas më shumë se 7 vjetësh shërbim. Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Kensington. Duka i Kembrixhit ka përfunduar turnin e tij të fundit si pilot i forcave ajrore mbretërore më 10 shtator.
Ai tashmë do të përqëndrohet në detyrimet mbretërore dhe do t’i përkushtohet bamirësisë së bashku me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Duka, Dukesha e Kembrixhit dhe djali i tyre, Princi George, pritet të lëvizin nga shtëpia në Anglesi për tu zhvendosur në Pallatin Kensington brenda pak javësh. William dhe Kate sollën në jetë djalin e tyre të parë George më 22 korrik.
(er.nu/news24/BalkanWeb)