E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosin me armë nëkazino drejtorin e CEZ-it, Laç

TIRANË – Para disa minutash, në një kazino në rrugën “Bardhyl”, një person ka qëlluar me armë një person që luante, 46-vjeçarin Viktor Skeja, drejtor i CEZ-it në Laç. Para se ta qëllonte, ai e ka pyetur atë për emrin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tij tashmë është zbuluar dhe policia është në ndjekje të tij. Përveç këtij personi, që ka qëlluar, dyshohet se ka pasur edhe një tjetër bashkëpunëtor, që e priste atë jashtë me motorr për t'u larguar pas atentatit.

Skeja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët okularë. Rreth 4 persona ndodheshin në atë moment në kazino, lojtarë dhe personel.

Gazetari Arsen Rusta raportoi nga vendngjarja se autori ka hyrë në kazino duke bërtitur; e ka nxjerrë Skejën jashtë dhe para se ta qëllonte, e ka pyetur për emrin, ç'ka ka hedhur dyshimet se ai e njihte personin që do qëllonte. Vrasja nuk ka pasur lidhje me kazinonë, por me të plagosurin, thonë burime nga vendngjarja.

Lajm në përditësim që nga ora 16:25

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›