E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ishte fëmijë shembullor”, rrëfimi prekës i drejtoreshës: 15 vjeçari që u vra me thikë do ikte në Greqi, prindërit tërhoqën dokumentet

“Ishte fëmijë shembullor”, rrëfimi prekës i

Ardiana Hasa, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në qytetin e Gramshit, ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 15 vjeçari, duke theksuar se ai nuk ishte një nxënës problematik dhe as i përfshirë në konflikte.

Në një intervistë për Euronews, Ardiana Hasa tha se ishte shumë e prekur nga ngjarja. Me lot në sy, drejtoresha e shkollës ku ndodhi sherri, tregon se si e kishin njoftuar për ngjarjen dhe dhimbjen që kishte përjetuar ajo për vdekjen e Fatjonit, të cilin e cilëson si një fëmijë shembullor.

“Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi.

Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë të është vrarë një nxënëse. Nuk di të them çfarë përjetova, shkova menjëherë në spital dhe më thotë mjeku që Fatjoni kishte mbaruar. Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor.

Nuk kam qenë kurrë në dijeni që mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë konflikt. Para një jave prindërit e tij kërkuan të tërhiqnin letrat pasi do iknin në Greqi, dhe jam ndjerë e keqardhur që një djalë si Fatjoni do largohej. Jam e tronditur. Për 9 vite në atë shkollë, asnjëherë nuk ka qenë fëmijë problematik”, u shpreh drejtoresha Ardiana Hasa.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›