Ishte parashikuar gjithçka: Uruguai, viktimë e një komploti
Maestroja qetëson djemtë e tij, protagonistë të mëdhenj të botërorit “Celeste”. Tabarez, para se të mendojë për vendin e tretë, ka edhe këtë detyrë. Që nga e marta po flet me lojtarët e tij, të cilët nuk e pranojnë verdiktin e Kejp Taunit. Të zhgënjyer për humbjen në gjysmëfinale ndaj Holandës dhe mbi të gjitha të bindur nga loja e tyre, nuk duhej të eliminoheshin. Gjithçka është vendosur natën e Ganës, javën e kaluar. Për atë prekje me dorë të Suarez, ndëshkimin me të kuqe të sulmuesit uruguaian dhe penalltinë e gabuar të Gianit, para serive të penalltive fatale për kombëtaren e fundit afrikane në rrugën drejt titullit. Ironia para ndeshjes me Holandën, pas së cilës u tha se Suarez do të shpërblehej: ai, sulmuesi, si portieri më i mirë i turneut. Por edhe akuza për të është më e rënda: Uruguai nuk meriton të jetë mes katër më të mirave të turneut, nuk ka ‘fair play’ dhe mbi këtë insiston gjithnjë FIFA në kompeticionet e saj. Dhe, sikur të mos mjaftonte, të gjitha kombëtaret afrikane i ka kundër: ndëshkoni “Celeste”-t, duhet të largohen nga botërori. Gjysmëfinalja, me këto polemika, është bërë më e komplikuar. Kundërshtari nuk ishte vetëm Holanda, por Afrika, e zbritur në krahë të “portokallinjve’ të Van Marvijk. Goli i Shnajderit, edhe pse pak centimetra me Van Persin jashtë loje, në momentin e gjuajtjes, pasi është në trajektore aq sa mund të mashtrojë Muslerën, i bën të mendojnë keq lojtarët uruguaianë pas polemikave të pragndeshjes dhe trajtimit të rezervuar të Suarezit për pritjen me dorë ndaj Ganës. Një gjë të tillë e shpjegon vetë sulmuesi Kavani: “Nuk besoj se ai gol, nëse do ta kishim shënuar, do të ishte konsideruar i rregullt. Ai duhej anuluar dhe ndeshja nuk do të kishte përfunduar kështu”. Tabarez e qetëson, por gjithsesi insiston: “Për mua as goli i parë nuk ishte i rregullt: Aksioni u karakterizua nga një faull i Van Bomel ndaj Garganos, thuajse për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Goli i dytë, më pas, ishte në pozicion jashtë loje. Dhe ne nuk jemi jashtë finales. Por duhet të them se kemi zhvilluar një botëror të madh. Edhe në këtë gjysmëfinale kemi luajtur në lartësinë e kompeticionit. Komplimente gjithsesi Holandës: nëse ka fituar, do të thotë se meriton të luajë për titullin kampion”. Tridhjetedy vite pas finales së humbur ndaj Argjentinës së Pasarelës në Buenos Aires, portokallinjtë do ta provojnë sërish. është hera e parë që një kombëtare europiane do ta fitojë trofeun e kampionit të botës jashtë kontinentit tonë. Kjo është e sigurt, tashmë është vendosur.
#