E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishull Shengjin abuzime me demshperblimet e janarit 2010

Reshjet e rena ne fund te muajit dhjetor 2009 dhe janar 2010 shkaktuan nje situate emergjente ne Qarkun e Lezhes ku me te prekura nga permbytjet ishin komunat Shengjin dhe Shenkoll ne Lezhe dhe Komuna Fushe-Kuqe ne Kurbin. Sipas vleresimeve te bera nga komisionet e ngritura vlera e demeve te shkaktuara arriti ne 14 milione leke per 209 familje konkretisht 101 familje ne komunen Shenkoll 74 ne Komunen Fushe-Kuqe si edhe 34 familje ne Komunen Shengjin.


Nderkohe sipas banoreve te lagjes Stom ne Ishull Shengjin si nje nder lagjet me te prekura nga permbytjet e janarit te 2010-s demet e shkaktuara nga permbytjet nuk jane vleresuar sic duhet. Ata i kane terhequr demshperblimet qe sipas tyre nuk kompensojne demet e shkaktuara nga baticat detare dhe dalja e kenetes.


Banoret ngrene shqetesimin se ka edhe familje te cilat nuk jane demshperblyer pavaresisht se jane permbytur sic ka edhe familje te cilat nuk kane pesuar asnje dem por qe kane terhequr para si demshperblime. Ne vleresimin dhe shperndarjen e tyre ka pasur mjaft abuzime shprehen banoret e lagjes Stom.


Nje tjeter shqetesim qe ata ngrene eshte edhe mosnderhyrja e metejshme ne argjinaturen e kenetes ku eshte mjaftuar vetem me nderhyrjen provizore qe eshte bere ne janar te 2010-s. Perpos ketyre shqetesimeeve edhe infrastruktura rrugore ne lagjen e Stomit eshte teresisht e amortizuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›