E Diel, 1 Nëntor 2026

Spostohet kufiri verior ne Vermosh ne dem te Shqiperise

Uji i lumit te Vermoshit ka mbuluar rrugen prane pikekalimit kufitar te Gercarit ndersa nisur nga nje marreveshje mes dy shteteve qe percakton si kufi ujor mes dy vendeve shtratin e lumit situata e krijuar ka shkaktuar evazion natyror dhe ngushtim te territorit nga pjesa e Shqiperise


SHKODR - Fenomenet atmosferike te dhjetorit te vitit te kaluar te shoqeruara me vershim te ujerave te lumenjve ne Shkoder kane sjelle deme dhe ne skajin me verior te vendit ne Vermosh. Por pervec marrjes se tokes nga uji i lumit Vermosh i cili ka ndryshuar drejtim duke gerryer e demtuar toke lumi ka marre dhe pjese toke te kufirit shteteror mes Shqiperise e Malit te Zi.


Uji i lumit te Vermoshit ka mbuluar rrugen prane pikekalimit kufitar te Gercarit ndersa nisur nga nje marreveshje mes dy shteteve qe percakton si kufi ujor mes dy vendeve shtratin e lumit situata e krijuar ka shkaktuar evazion natyror dhe ngushtim te territorit nga pjesa e Shqiperise.


Sipas burimeve nga fshati Vermosh ne komunen e Kelmendit por dhe specialisteve te Bordit te Kullimit ne Shkoder devijimi i ujit te lumit te Vermoshit ka shkaterruar rreth 150 meter argjinature ekzistuese te ndertuar prej vitesh dhe te forcuar para pak vitesh ndersa demtime e gerryerje te saj ka pasur ne te gjithe gjatesine e lumit rreth 5 km.


Kjo ka sjelle nje situate alarmante per banoret e ketij fshati qe kane shtepite afer pasi gerryerja e lumit ka marre jo vetem toke bujqesore e cila eshte e pakte dhe mjaft e kushtueshme ne kete zone por po u afrohet dhe banesave duke e bere rrezikun me te madh. Jane rreth 100 dynym toke e demtuar ndersa bordi i kullimit ka bere nje monitorim te vazhdueshem te situates dhe ka paraqitur nje projekt nderhyrjeje emergjente prane Ministrise se Bujqesise.


Devijimi i ujit te lumit tek pjesa e kufirit eshte nje problem qe duhet zgjidhur nga dy vendet pasi marreveshja percakton si kufi ate te shtratit te lumit. Tani shtrati i lumit ka devijuar nga pjesa shqiptare qe do thote dhe spostim kufiri ne favor te Malit te Zi.


Duke qene nje efekt i fenomeneve natyrore do behen bisedime dhe studime lidhur me vendin ku kane qene piramidat dhe kufiri i meparshem. Ne takimin e zhvilluar te enjten e kaluar ne Shkoder mes drejtuesve te policive kufitare te Shkodres dhe homologeve te tyre malazeze eshte prekur dhe problemi i kufirit ne Vermosh pas zhvillimeve te fundit atmosferike. Por duke qene se kjo eshte nje ceshtje ndershteterore eshte permendur fakti se nje takim per kete duhet bere ne nivele me te larta te institucioneve te dy shteteve.


Uji vazhdon te jete i pranishem ndersa argjinaturat nuk kane mundur ta perballojne vershimin. Aktualisht ne kete zone ka rreth 60-80 cm debore shkrirja e se ciles do te rrise nivelin e ujit ne lumin e Vermoshit .Vetem para rreth 3 vitesh jane investuar 40 milione leke te reja ne keto argjinatura qe nuk e kane perballuar kete situate dhe jane demtuar.


Sipas specialistit hidroteknik Ridvan Gjecaj vershimi i ujit ka shkaktuar devijim te lumit duke demtuar argjinaturat ekzistuese por dhe duke marre pjese toke perfshi dhe ate prane vijes kufitare. shte e domosdoshme nderhyrja sa me e shpejte ne forcimin e argjinatures edhe rehabilitimin e demeve pasi shtrati i lumit ka devijuar dhe mund te vazhdoje te devijoje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›