Genti Strazimiri tek policia sulmon serish prokurorine

PARADOKSI / Anetari i komisionit hetimor fajeson Prokurorine se nuk po zbaton urdhrat e policise
Tre anetaret e mandatuar nga Komisioni Hetimor i PD-se per 21 janarin zhvilluan dje nje takim me drejtues te larte te policise shqiptare.
Gjate takimit deputetet u njohen me masat e policise diten e protestes dhe me hapat qe jane ndermarre para gjate dhe pas 21 janarit. Pas takimit deputeti demokrat Gent Strazimiri tha Sic ju kishim njoftuar jemi ketu se bashku me koleget Sula dhe Hoxha ne permbushje te planit te veprimit te komisionit hetimor per nje mision fakt mbledhes prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
Verejtem qe Policia e Shtetit ka te gjitha kapacitetet ka te gjithe aftesine ashtu sic e pati perpara protestes se 21 janarit gjate saj dhe natyrisht pas saj per te kryer te gjitha veprimet procedurale per mbrojtjen e rendit publik dhe te rendit kushtetues.
Nga ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit anetari demokrat i Komisionit Hetimor sulmoi Prokurorine per neglizhence dhe per mosbashkepunim me policine per zbardhjen e ngjarjeve te nje jave me pare.
Ende sot ne keto momente qe po flasim Policia e Shtetit nuk ka marre urdher per te kryer veprime hetimore per asnje prej veprave penale te meposhtme thirrje publike per dhune kunder rendit kushtetues pushtim te ndertesave me qellim rrezimin e rendit kushtetues thirrje dhe organizim per te detyruar organet shteterore te kryejne ose te mos kryejne nje akt te caktuar krijimin e turmave te armatosura.
Se fundmi nuk kane marre ende asnje urdher per te kryer veprimet hetimore ne lidhje me vepren penale te poshterimit te simboleve te Republikes respektivisht te flamurit kombetar- tha Strazimiri.