Ishulli Anglesey ne pritje te marteses mbreterore

Pritshmeria per shtimin e turizmit ne ishullin britanik Anglesey eshte rritur pas fejeses se princit William me Kate Middleton me 16 nentor.
William dhe Kate kane nje shtepi ne ishullin e Wellsit dhe pritet te vazhdojne te jetojne aty vitin e pare te marteses.
Princi punon si pilot ne nje baze ushtarake te ishullit. Banoret e famshem pritet te shtoje numrin e vizitoreve nderkohe qe njerezit nga e gjithe bota do te perpiqen te kene rastin te shohin ciftin mbreteror.
Martesa mbreterore prillin e ardhshem do ta beje ishullin Anglesey te famshem dhe media pritet ta kufizoje lirine e ciftit i cili ka pasur mundesine te beje nje jete te qete larg paparaceve.
William dhe Kate besohet se jetojne ne nje shtepi prane bazes ushtarake megjithese vendi eshte sekret dhe teper i mbrojtur.