Milo: NATO, arritje dhe e opozites
Partia Demokracia Sociale ne prag te samitit te NATO-s ne Bukuresht, ku vendi yne pret te marre ftesen per t'u anetaresuar ne keta aleance, shpreh optimizmin e saj, si nje arritje e madhe jo vetem e mazhorances, por edhe e opozites. Kryetari i PDS-se, Paskal Milo, duke iu referuar ketij momenti theksoi se "ftesa e NATO-s do te jete e kondicionuar dhe e monitoruar nga nderkombetaret, pasi nuk jane realizuar disa reforma, si ne drejtesi dhe ajo zgjedhore. Partia Demokracia Sociale uron dhe shpreson qe Shqiperise t'i jepet ftesa per ne NATO". Megjithate, Milo shpreh dyshime serioze se kjo qeveri edhe pas fteses se Bukureshtit do te arrije te realizoje detyrat qe i jane ngarkuar, qe heret. "Kjo qeveri nuk ka mbajtur asnje premtim dhe ka deshtuar. Marrja e fteses per ne NATO kerkon nje angazhim me te madh te opozites", vleresoi Milo.